Shqipëri

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përurohet me Teqe më të bukur në botë

Me 7 shtator në Tiranë u bë hapja solemne e Teqes Bektashiane, në të cilin përurim dhe hapje solemne morën pjesë shumë personalitete të larta të politikes, diplomacisë dhe klerikë të ndryshëm nga vendi dhe nga jashtë Shqipërisë.  Nëdrso kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me fjalimin e tij i fascinoi të pranishmit sepse fliste si një klerik i devotshëm e jo një politikan.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori fjalën e tij shumë frymëzuese duke i përmendur vlerat  e 12 Imamëve te Familjes Profetike të Muhamedit si dhe kontributin e Bektashizmit në krijimin e kombit shqiptarë me të gjitha elementet dinjitoze që ka gëzon Shqipëria sot.

 

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të mrekullueshëm që iu bashkëngjiteshin duartrokitjet të pandërprera mbajti një fjalim të veçantë nga ditët tjera, mu si të ishte një klerik shumë bindës me ligjërimin e tij  fetarë me shumë këshilla dhe mësime filozofike. 

Rama u shpreh me shumë kënaqësi e ballëhapur para të pranishme vendas dhe të huaj ku prej tyre ishin edhe disa klerik nga Republika Islamike e Iranit që i lanë të gjithëve përshtypje të mrekullueshme sepse ishin Seyyid me prejardhje nga loza e profetit Muhamed.

 Edi Rama shprehej me një entuziazëm të fortë:  “Njësoj si Moisiut të cilit, i përnderuar nga bektashinjtë, po aq sa nga besimet e tjera monoteiste, ju desh të kundronte për së largu vendosjen e popullit të tij në tokën e premtuar, po ashtu Dede Reshati e sheh sot të kryer amanetin e moçëm për ngritjen e kësaj faltoreje, e kësaj mrekullie, pa qenë fizikisht të jetë i mundur këtu mes gjithë admiruesve dhe miqve të tij. Çdo gjë që na rrethon këtu, duke filluar nga vetë faltorja, e cila nuk gjen të dytë në Shqipëri, është mishërim i sensit të masës, të përmasës, të ekuilibrit dhe të një shijeje jashtëzakonisht të hollë e befasuese”, tha Rama.

 “Këtu janë vërtet, në të 12 cepat e faltores, 12 imamët, emrat e të cilëve, ndonëse mund të tingëllojnë të huaj, janë për shqiptarët jehonë e 12 virtyteve njerëzore. Shqipërisht i përcolli tek ne, në kujtesën e përbashkët, Naim Frashëri, në të pavdekshmen Fletore të Bektashinjve, këtë Kuran e Bibël të dytë të “besës sonë të shenjtëruar”, duke rradhitur krah tyre, 12 shtylla të udhëtimit shpirtëror: të vërtetën, drejtësinë, inteligjencën, urtësinë, vëllazërinë, dashurinë, miqësinë, humanizmin, besimin, atdhedashurinë, përvujtarinë dhe zemërgjersinë.

“Nëse kur ne të hyjmë në këtë faltore do të ndihemi po aq brenda vetes sa edhe nën strehën e kësaj çarshie të madhe shpirtërore, duhet të dimë që poshtë këmbëve tona, tok me njëri-tjetrin ndodhet hapësira ku përfalet kujtimi i 12 imamëve dhe biblioteka e cila përmban gjithashtu një arkiv të pasur dokumentare dhe një mjedis pushimi për vizituesin. Në shekullin XXI, në Shqipëri mund të ketë ende projekte të mëdha, jo thjesht të natyrës infrastrukturore, por të natyrës civilizuese.

Në rimëkëmbjen e këtij ansambli dhe në ngritjen e kësaj faltoreje, ne kemi qenë jo arkitektë, as administratorë, por shtegtarë dhe bashkudhëtarë të përulur që kemi kontribuar të gjithë së bashku një amanet që Baba Reshati e përcolli përmes jetës së tij deri tek ne që ti lëmë brezave një monument i cili për nga mesazhi që mbart, siç do të thoshte poeti i lashtë Horac, “do të jetë më jetëgjatë sesa vete çeliku” Pa minare, pa gjysmëhënë, pa yje, pa të tjera simbole të pazëvendësueshme, një faltore që i përket universit shumëngjyrësh të fesë islame mund të habisë këdo që nuk e njeh bektashizmin. Të them të drejtën unë nuk e di, as si, as kur, as në ç’moment, as për ç’arsye, tarikati i bektashinjve ka hequr dorë nga shpallja qartazi dhe prerazi e përkatësisë së tij ndaj një universi fetar në një ritual aq të përcaktuar. Ndoshta kjo ka ndodhur për të mos larguar asnjë udhëtar nga pragu i teqesë, cilido mund të ketë qenë besimi i tij. Si pasuria më e madhe e bektashinjve, njeriu është aspirata, shpresa dhe pritshmëria madhore, guri filozofal i tempullit mistik që është në të vërtetë çdo teqe apo çdo tyrbe.

 “Na lejohet që sot, të jemi krenarë, qoftë edhe një moment të vetëm, për këtë tempull të ri tà « bashkëjetesës, i cili, qoftë edhe sot për një natë, është bërë streha e madhe e Shqipërisë, mali Tomorr i Aliut dhe Shën Elisë mes nesh. Me këtë faltore, gdhendet në gur të punuar e të fisëm, porosia e madhe e bektashizmit e cila shkrihet në një me atë të rilindësve tanë të mëdhenj:“Së bashku më krerët dhe fisnikët, të inkurajohet dashuria, vëllazëria, bashkimi dhe miqësia mes të tërë shqiptarëve; të mos ndahet kurrë myslimani nga i krishteri dhe i krishteri nga myslimani, por së bashku të punojnë. Së bashku të udhëtojnë drejt dritës së pasosur, që Shqiptari, në tërë botën i shquar për diturira, kurrë të mos përpihet nga errësira”, mbylli fjalën kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përçoi mesazhe paqe dhe e konsideroj këtë Teqe një vend të edukimit, të paqes dhe krenarisë Shqiptare të besimit mysliman ku mund ta ndiejnë veten të lirë dhe të mirëseardhur edhe çdo jomysliman.