Arabët nga Emiratet e Bashkuara blejnë shtëpitë e serbëve
“Zonja Dushanka Filipovic rrëfen se i ka shitur të dy shtëpitë e saj sepse nuk mund ti mirëmbajë financiarisht kështu që tani ndihem më e çlodhur, më pa brenga për pjesën e jetës time të mbetur. “
Prigrevci ëshë një qytezë afër Somborit në Serbi. Qytetarët thonë se pa u vërejtur me të madhe, biznesmenët e Emirateve janë duke blerë patundshmëri nëpër Serbi. Rasti më konkret është se në qytezën Prigrevcë, popullata është mjaftë e moshuar, nuk kanë mundësi të e mirëmbajnë shtëpive dhe tokave të tyre, nuk mund të paguajnë taksat me pensionet e tyre, gjithashtu problem i tyre është puna bujqësore është punë e vështirë për moshat e tyre, si dhe nuk kanë rini të mjaftueshme, prandaj detyrohen të i shesin shtëpitë dhe tokat e tyre arabëve nga Emiratet e Bashkuara.
Ndërsa disa qytetar thonë se ardhja e arabëve në viset tona dhe blerja e shtëpive nuk ka qëllim se ata blejnë shtëpitë tona për të kaluar vikendet apo pushimet por qëllimi i tyre është që të i blejnë tokat tona pjellore për interesat e tyre.
Për këtë fenomen interesant qytetarët nuk janë të dëshpëruar sepse e rregullojnë standardin e tyre jetësor si dhe sipas ligjit të Ministris së Drejtësisë në Serbi, sipas vendimit qeveritar të huajve iu është e lejuar të blejnë patundshmëri në Serbi si dhe sipas ligjit të Emirateve edhe Serbët mund të blejnë patundshmëri në Emirate.