İran

Programi nuklear iranian korrekt

Drejtori gjeneral i Agjencionit Ndërkombëtar atomik(IAEA) Yukio Amano ka deklaruar se kjo agjenci vërteton mos ekzistencën e kurrfarë pa rregullsive apo devijimi në aktivitetet nukleare të publikuara të Iranit.

Yukio Amano, drejtori gjeneral i Agjencionit Ndërkombëtar Atomik (IAEA) në raportin e vet mbi sigurinë nukleare në botë, ka deklaruar se Agjencioni do të vazhdojë kontrollimin e mosekzistimit të substancave nukleare në Iran. Drejtori gjeneral i Agjencionit Ndërkombëtar Atomik (IAEA) ka thënë se ky Agjencion vërteton mos ekzistimin e kurrfarë parregullsive apo devijimi nga aktivitetet nukleare të prezantuara të Iranit. Amano më tutje shtoi:” Agjencia ka për qëllim të kryejë shumë punë lidhur me publikimin e mendimit të vet në fund të vitit lidhur me dimensionet eventuale ushtarake në aktivitetet nukleare iraniane”.

Analiza eventuale e aspekteve ushtarake paraqet pjesën e rëndësishme të marrëveshjes nukleare në mes vendeve perëndimore nga Grupi 5+1 dhe Iranit. Sipas kësaj marrëveshje Irani ka pranuar që aktivitetet e t’ia nukleare të kufizohen me zëvendësimin lidhur me heqjen e sanksioneve të imponuara regjimit iranian, ka thënë drejtori gjeneral i Agjencionit Ndërkombëtar Atomik. Sipas të njëjtës marrëveshje Irani do të implementojë protokolin e qasjes. Bëhet fjalë për garancionin valid lidhur me aktivitetet paraprake nukleare të Iranit, ka shtuar Yukio Amano, drejtori gjeneral i Agjencionit Ndërkombëtar Atomik(IAEA).

Burimi: irib.ir