SHBA-ja nuk mund të nisë sulmin ushtarak kundër Iranit
Një komandant i lartë iranian ka theksuar aftësitë e mëdha ushtarake të Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’kanë aftësi për të nisur një sulm ushtarak kundër Iranit.
Zëvendës-kryetari i Shefit të
Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Brigade Masoud Xhezajiri tha
të hënën, më 30 dhjetor 2013, tha :
Armiku e di se e tërë hapësira e regjimit Cionist është e mbuluar nga fuqia ushtarake e Republikës Islamike, dhe një veprim ushtarak kundër Iranit është marrëzi.
Ai shtoi, Për vite të tëra,
komandantët tanë kanë qenë në gadishmëri, vetëm pritnin leje nga autoriteti për
të sulmuar armiqtë. Kjo nuk është një mashtrim as propagandë.
Komandanti iranian tha:
Jo
vetëm që armiku është frikësuar nga aftësitë ushtarake të Iranit, por regjimi Cionist
ogurzi natë e ditë frikësohej nga aftësitë e tilla.”
Gjeneral Brigade Masoud Xhezajiri,
gjithashtu, tha se:
Armiku është i vetëdijshëm se Republika Islamike e Iranit ka fuqinë për të shkatërruar interesat e paligjshme të SHBA-ve dhe të regjimit Sionist në rajon dhe mund t’i japë atyre goditje të rënda dhe shumë dëmtuese.