Kulturë

Përkthimi-komentimi i Kur’anit në rusisht përurohet në Moskë

Përkthimi-komentimi i parë i Kur'anit në gjuhën ruse me titull Nur Al-Kur'an, (Drita e Kur’anit) u përurua në ditën e tretë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Kur'anit në Moskë.

Përkthimi-Komentimi i Kur'ani është botuar në 12 vëllime nga Fondacioni i Rusisë  i Studimeve Islame. 

Një  Kur'an i botuar nga përfaqësuesi i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Rusi, u përurua  gjithashtu në ceremoninë zyrtare të hapjes së festivalit. 

Ngjarja kulturore u hap zyrtarisht më 13 korrik 2015 me pjesëmarrjen e figurave politike, kulturore dhe akademike në Qendrën Islamike të Moskës.

Programi filloi me këndimin e Kur'anit nga Hassan Danesh, këndues i njohur i i Kur’anit në përmasa ndërkombëtare nga Irani dhe vazhdoi me një fjalim nga Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri, kreu i Këshillit të Lartë të Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam dhe këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik në Çështjet Muslimane Botërore.

Ai theksoi rëndësinë e Kur'anit dhe nevojën për zbatimin e Fjalës Hyjnore veçanërisht në periudhën e krizës dhe përmendi disa hadithe të transmetuara nga Imam Aliu (a.s.)  në lidhje me Kur'anin e Shenjtë dhe karakteristikat e një shoqërie kur'anore.

Rushan Hazreti Abbasov, zëvendës i parë i Këshillit të Myftive në Rusi,  lexoi një mesazh nga Ravil Ainuddin, kryetar i këshillit të festivalit. 

Mehdi Sanaji, ambasadori i Iranit në Rusi, ishte një tjetër folës në program i cili e konsideroi festivalin si një mundësi e mirë për prezantimin më të mirë të Islamit dhe Kur'anit.

Ai tha se Kur'ani është burimi më i mirë për dialog ndërfetar duke shtuar se në asnjë libër tjetër termat thonë / them dhe dëgjoni / dëgjoj  nuk janë përdorur aq shpesh si në Kur’an. 

Gjithashtu, duke folur në ceremoni, Atasheu Kulturor i Iranit në Rusi,  Riza Maliki elaboroi mbi objektivat dhe organizimin e festivalit dhe tha se kjo ngjarje Kur'anore ndërkombëtare përfshin seksione të ndryshme të tilla si Kur'ani dhe arti, Kur'ani, animacioni, dhe kinemaja dhe Software Kur'anore .

Një grup i iranian këndues dhe hafizë të Kur'anit  u paraqiten me disa ilahi në këtë ceremoni.

Programi përfundoi me këndimin e disa lutjeve në gjuhën tatare dhe në gjuhë ruse. 

Pjesëmarrësit e programit më në fund vizituan pavionet e ndryshme dhe seksionet e festivalit, duke përfshirë Fondacionin e Rusisë të Studimeve Islame, Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa,  Qendrën Hulumtuese Komjuterike Nur (Drita) dhe Bibliotekën Kombëtare të Rusisë. 

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Kur'anit në Rusi është duke u zhvilluar në Qendrën Islamike të Moskës dhe do të vazhdojë për një javë.

Burimi: IQNA News