Në fshatin Prekaz të Skënderajt do të mbahet “Dita e Diasporës”
Manifestimi për ditën e Diasporës u mbajt më 1 gusht, këtë e kumtoi Ministria e Diasporës. Fshati Prekaz është vendlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët më 5 mars të vitit 1998 ranë heroikisht në një përballje me forcat serbe të Policisë.
Nën udhëheqjen e Ministrisë së Diasporës, në bashkë- organizim me Komunën e Prishtinës, ftohen bashkatdhetarët, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë, në hapjen e manifestimit “Ditët e Diasporës dhe Mërgatës” për këtë vit, manifestim ky tashmë tradicional.
Po thuajse gjysmë milionë njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonomi. Çdo vit një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë kthehen në vendlindje, për të kaluar pushimet me familjet e tyre, raporton .
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Diasporës, pothuajse gjysmë milioni njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonominë lokale, transmeton lajmi.net.
Shëtitorja kryesore në Prishtinë është e mbushur me njerëz. Por, shumica e tyre nuk jetojnë këtu, por vijnë nga vende të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Ajo që kanë të të përbashkët, siç thonë ata, “Sigurisht se është e vlefshme të vijmë këtu, sepse ne kemi lindur këtu. Vitet më të mira të jetës i kaluam këtu dhe shpresojmë se vendi do të bëhet edhe më mirë”, thotë Sali Gashi, i cili tani jeton në Suedi.
Shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind, por në verë një numër i madh i të rinjve punësohen në hotele dhe restorante.
“Ardhja e diasporës kosovare për ne është shumë e rëndësishme, sepse kemi shumë më shumë punë. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ne rrisim numrin e punëtorëve për dyfish”, thotë menaxheri i një restoranti në Mitrovicë.
Diaspora çdo vit në Kosovë, dërgon rreth 700 milionë euro. Por, duke pasur parasysh faktin se importi është 10 herë më i madh sesa eksporti, shumica e këytre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.