Ban Ki-mun: Lufta në Siri simbol i dështimit global
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun e ka përshkruar gjakderdhjen disavjeçare në Siri si një simbol të turpshëm të dështimit global dhe ndarjeve.
Të mërkurën, Sekretari Ban i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSKB) se ai ishte i zhgënjyer thellësisht se rezolutat e mëparshme që synonin parandalimin e dhunës së mëtejshme në Siri, nuk janë zbatuar.
Pas më shumë se katër vite të therrjes, gjakderdhjes, konflikti sirian është një simbol i turpshëm i përçarjeve, ndarjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe dështimit, tha Ban, duke shtuar se Siria ishte kriza më e madhe humanitare në botë.
Ai shtoi se Krimet barbare tani janë duke u zhvilluar pothuajse çdo orë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje më tej këshillit 15-anëtarësh për të mbështetur Emisarin Special për Siri, Staffan de Mistura, që përmes bisedimeve t'i jepet fund konfliktit në Siri.
Më 29 korrik 2015, zyrtari i OKB-së ka ftuar sirianët që të marrin pjesë në atë që ai e quajti paralele, apo të njëkohshme, diskutime tematike përmes grupeve punuese ndër-siriane, pa specifikuar detajet në lidhje me kohën dhe vendin e bisedimeve.
De Mistura gjithashtu tha se shumë shpejt ka për për t’u mbajtur një konferencë e tretë paqeje t për Sirinë në qytetin zviceran të Gjenevës. Dy konferenca e para të paqes për Sirinë janë mbajtur në Gjenevë në vitin 2012 dhe 2014.
Siria po përballet me një krizë vdekjepruese të përkrahur nga huajt, që nga marsi i vitit 2011. Sipas raporteve, afër një e katërta e një milion sirianëve janë vrarë në këtë krizë të vazhdueshme. Gati gjysma e popullsisë -- 12 milion banorë të Sirisë – janë detyruar, për shkak të luftës, të largohen nga shtëpitë e tyre.
Burimi: UN