Kosova

Ardhmëri e Kosovës prezanton bukurit fetare

Media e Lirë “ Këta tre djelmosha kishin ardhur për tu bashkangjitur festës së Bajramit  dhe kanë dhuruar atmosferë shumë mbresëlënëse sepse ishin në qendër të vëmendjes me dukjen e tyre të mahnitshme.  Me këtë pamje magjepse i kanë dhënë mesazh tërë botës, se  myslimanët  në trojet shqiptare  nuk janë ashtu siç na etiketojnë të tjerët si terroristë  dhe prototipa të së keqes. Edhe pse në çdo mal ka derra, dhe në çdo livadh ka ferra, ne prapë se prapë  do të marshojmë rrugës së paqes, unitetit, kulturës, traditës, vlerave humane dhe do ti tregojmë botës se kush jemi në realitet, e jo siç na shpifin dashakeqët.  

 

E përditshmja britanike, The Guardian, ka treguar tetë fotografitë të festimit të Fitër Bajramit në botë, ndër to edhe një fotografi e realizuar në Prishtinë nga fotografi Armend Nimani

 

Kosova shtet i ri me 95% përkatësisë muslimane, po bëhet çdo ditë e më shumë e njohur në të gjithë botën jo vetëm me medaljet e sportistëve tonë por edhe me këtë foto shumë domethënëse për një ardhmëri të shkëlqyeshme të shqiptarisë.

 

Këta tre djelmosha simpatik me rrobat e kombinuara për mrekulli me kravatë kordele modern, me jelekun tradicional dhe me kapuçin musliman, i treguar botës se ne jemi pjesë e Evropës, ne ekzistojmë, ne falim dashuri, buzëqeshje, gëzim të gjithë njerëzve anë e mbanë botës.

E veçanta e këtyre djemve ishte se kishin vendosur të kombinonin veshjen tradicionale me atë të fesë. Po ashtu edhe fytyrat e buzëqeshura i bën simbol në medie jo vetëm qendrore, por edhe botërore.