Gjermani

Televizioni gjerman transmeton namazin e Fiter Bajramit

Imami shqiptar në Gjermani, Benjamin Idrizi
Imami shqiptar në Gjermani, Benjamin Idrizi

Televizioni gjerman ka transmetuar namazin e Fiter Bajramit nga një xhami në një qytet pranë Mynihut, një veprim që është i pari i këtij lloji në historinë e Gjermanisë. 

Namazi është tranmetuar në  orën 04:45 sipas kohës lokale të premten, është  transmetuar nga Xhamia Penzberg në TV publik dhe Radio transmetuesin Bayerischen Rundfunk.

Predikimi shënoi fillimin e festës Fitër Bajramit dhe fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Transmetimi ishte pjesë e një mbulimi më të gjerë prej dy orësh rreth festës muslimane që përfshinte predikimin, sipas librit të shenjtë të Islamit,  Kur'anit, lutjet Islame dhe fjalime nga priftërinjt katolikë dhe protestantë të krishterë.

Përpara predikimit, Benjamin Idrizi, predikuesi, imami i cili udhëhoqi namazin, tha se kjo ngjarje, transmetimi në TV, është ngjarje historike për muslimanët në Gjermani.

Në predikim, unë do të japë mesazhe për të dy palët, për muslimanët dhe jo-muslimanëve në Gjermani. Unë do të flas për vlerat e përbashkëta, dhe do të nxisë shoqërinë gjermane që të jenë të hapur ndaj muslimanëve dhe ata të  vizitojnë xhamitë e tyre dhe gjithashtu i nxisim muslimanët që të jenë të hapur në shoqërinë gjermane, tha predikuesi, imami shqiptar nga Maqedonia.

Shfaqja e grupeve ekstremiste si Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) ka shtuar presionin psikologjik mbi muslimanët në Gjermani, tha predikuesi 43-vjeçar.

Ai tha se transmetimi i programit të Fiter Bajramit do të ndihmojë komunitetin musliman të ndjehen më të mirëpritur dhe si një pjesë integrale e  Gjermanisë.

Burimi: Al Jazeera