İran

Shtetet muslimane mund të rrisin lidhjet ekonomike

     Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif thotë se shtetet myslimane, anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik D - 8 mund të forcojnë më tej ndërveprimet e tyre ekonomike.


     Ministri, Muhammed Xhevad Zarif tha në takimin e 16- të ministror të organizatës D – 8, në kryeqytetin e Pakistanit, në Islamabad, të enjten, më 29 dhjetor 2013, : Grupi D - 8 ka provuar, ka dëshmuar para tërë  botës që vendet myslimane janë të afta në mënyrë efektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.


    Ministri i Jashtëm Iranian, Zarif, theksoi se kriza ekzistuese ekonomike në botë, duke theksuar se strategjia e bashkëpunimit rajonal mundëson  Grupin D – 8, shtetet anëtare si - Irani, Nigeria, Egjipti, Turqia, Pakistani, Indonezia, Malajzia dhe Bangladeshi – t’i  kundërvëhen luhatjeve financiare dhe krizës. 


     Ministri, Zarif, gjithashtu, theksoi rëndësinë gjeopolitike të grupit D - 8 , e cila ka një popullsi prej mbi një miliard banorësh, duke thënë se potencialet e konsiderueshme të organizatës dhe të mjeteve mund të shërbejnë si një mundësi e mirë për grupin që të kthehet në një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndër- rajonal.


      Diplomati i lartë iranian ka shtuar se “Republika Islamike e Iranit i kushton rëndësi të veçantë zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në mes Grupit D – 8,  shteteve anëtare, në sfera të ndryshme .
      Ministri, Zarif, në fund, tha:

      Ne besojmë se këto vende duhet të përfitojnë nga aftësitë ekzistuese të shquara dhe të bëjnë përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të zbatuar plane të përbashkëta.