Siria

Bashar al-Assad fali namazin e Fitër Bajramit në një xhami në Damask

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad mori pjesë në namazin e Fitër Bajramit të xhumanë  në një xhami në Damask, Siri.

Namazin në Xhaminë al-Hamad e falën udhëheqës të lartë dhe zyrtarë të Partisë Baath, Ministri për Çështje Fetare, Myftiu i Madh dhe një numër i dijetarëve Islam, së bashku me shumë xhematlinjë.

Pas namazit të Fitër Bajramit, kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad, dëgjoi predikimin, hytbenë e Fitër Bajramit nga Shejh Muhammed Sherif el-Sawwaf, i cili udhëhoqi namazin.

Vendi ynë, Siria, ka qenë e bekuar nga Zoti, dhe ai ka mbetur i pranishëm dhe do të mbetet duke u përtërirë gjatë më shumë se dhjetë mijë vjetësh, pavarësisht ngjarjeve dhe fatkeqësitë që përjetojë, tha Imami, Shejh Muhammed Sherif al-Sawwaf.

Është ky bekim i njëjtë edhe sot që ka e mbajtur Sirinë të fortë, krenar pas pothuajse pesë vjetësh gjatë së cilës ajo po ballafaqohet me sulme të ashpra barbare, shtoi ai.