Kosova

BIK- u vizitohet nga të krishterët e jo nga komuniteti mysliman !

Media e Lirë -Me rastin e uratës të Festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Islame  e Kosovës u vizitua nga kabineti qeveritarë, nga partitë politike  si dhe nga Peshkopia e Kosovës në krye me priftin  Don  Lush Gjergjin. Vite me radhë pas luftës së Kosovës është bërë traditë që të  urojnë Festën e Bajramit brenda në objektin e BIK-ut,  pasi që shumica e fytyrave politike nuk prezantojnë në namazin e Bajramit nëpër xhamit e Kosovës edhe pse janë të përkatësisë fetare muslimane. 

Kjo traditë e re e futur në BIK, që festa e Bajramit të urohet në objektet zyrtare administrative të BIK-ut e jo në xhamit e Kosovës, ka arritur me shumë dinakëri të kamuflojë hezitimin e qeveritarëve dhe fytyrave politike të cilët janë 99% të besimit islam,  e që së paku nuk solidarizohen për hatër të popullit, nëse jo për hir të Zotit.

Nga ana tjetër është një e keqe e pakuptimtë, sepse në BIK disa vite me radhë nuk vërehet se vijnë për të vizituar dhe uruar Bajramet, bashkësitë dhe krerët e teqeve të mëdha si dhe të komunitetit Bektashian. Pyesim athua pse? Nëse krahasojmë me  kremtimin dhe faljen  e namazit Bajramit në Tiran, vërehet një dallim bukur i madh,  sepse në safin (rreshtin ) parë vërehen shumë fytyra politike, ambasador dhe prej tyre edhe kryesues të tarikateve, siç është Baba Edmond Brahimi me të gjithë besimtarët e tij Bektashian.

 

Ndër të parët që ka vizituar kryeimamin e Kosovës, Naim Tërnavën ishte Kryeministri i Kosovës, Isa. Mustafa. Bashkë me Mustafën ka qenë edhe kabineti qeveritar i përbërë nga ministrat si Hashim Thaci, Avdullah Hoti, Haki Demolli, Ferid Agani e ministra të tjerë.

Po ashtu për vizitë ka qenë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarësia e tij.  Pas Haradinajt për vizitë ka qenë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Bashkë me të edhe disa anëtarë të kryesisë.

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Don Lush Gjergji kanë vizituar po ashtu kryeimamin e Kosovës, Naim Tërnaven

Fjalimi i Tërnavës, në Xhamin e Madhe.

“Nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit... Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëjë keq vendit tonë duke futur pasiguri, mosbesim e vrasje mes nesh. Rikonfirmojmë edhe njëherë që përkushtimi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë që jemi kundër ekstremizmit të çfarë do ngjyrimi fetar, qoftë kundër terrorizimit në emër të fesë”, tha Tërnava.