Kosova

Cooper për dialogun Prishtinë Beograd

Robert Cooper është ish-ndërmjetsuesi në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës,. Ztr. Cooper beson se kuptimi i dialogut dhe rezultatet e saj nuk nënkuptojnë se Beogradi duhet ta njeh Kosovën në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, por duhet gjetur mënyra për të bashkëpunuar.

Një mesazh interesant për të gjithë njerëzinë “Parimi më i rëndësishëm në të cilin zhvillohet dialogu, është se nuk duhet paragjykuar rreth pranimit të shtetësisë. Edhe Serbia edhe Kosova kanë qenë të obsesionuara pas kësaj çështjeje. Besojmë se është më e arsyeshme që këtë çështje ta lëmë anash. Ekzistojnë shumë shembuj të vendeve që në njëfarë mënyre nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por vazhdojnë të gjejnë mënyra për të bashkëjetuar dhe bashkëpunuar”

“Megjithatë është e saktë se serbët në Kosovë duhet të kenë një zë në çështjet që kanë të bëjnë në mjekësinë, në mënyrë që vizioni i tyre për gjëra të njohura të merret në konsideratë. Kjo nuk do  të thotë se ata kanë të drejtë vetoje, por mbrojtja normale evropiane e minoriteteve duhet të merret parasysh. E gjithë kjo do të duhej të ishte e hapur dhe në përputhje me ligjin”, ka shtuar diplomati britanik.

Diplomati britanik i cili ka marrë pjesë në dialog që nga fillimi i tyre në kohën sa ishte përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, konsideron se Serbia duhet të ketë marrëdhënie normale me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë edhe Kosovën.

Media e lirë – shtojmë: Luftrat mosmarrëveshjet janë të paevitueshme nëpër botë, ngase popujt në vete mbajnë vlera njerëzore humane, tradicionale fetare e kombëtare, por shpesh ndodh që këto vlera të përdhosen nga njëra anë, prandaj edhe pëlcasin luftërat. Por, duhet pasur parasysh që për ndaljen e luftërave dhe ndaljen e hakmarrjeve, duhet respektuar ligjet  humane, sepse shumë popuj jetën e gëzojnë fal zakonit të hakmarrjes. Prandaj shumë popuj të mençur hakmarrjen e kanë kthyer në kompensim dhe dëmshpërblim, ashtu siç mëson libri i shenjtë Kurani, prandaj Serbia mund të na pranoj apo mos pranoj Kosovën si shtet i pavarur, por duhet paguar hakun dhe të drejtën tonë të marrë, pra duhet kompensuar, sepse gjaku nuk është ujë e malli ynë nuk është dhe i thjesht, por është pjesë e trupit tonë të ndërtuar me duart tona.