Muslimanët e Greqisë, për të ndërtuar xhami, kërkojnë përkrahjen e qeverisë
Duke kërkuar të drejtat e tyre fetare, muslimanët në Greqi i kanë bërë thirrje qeverisë që të miratojë dhe të mbështesë ndërtimin e vendeve të përhershme të adhurimit dhe një tokë për varreza për muslimanët, sipas raporteve të medias.
Muslimanët, numri i të cilëve vlerësohet të jetë rreth 300,000 në Athinë dhe rreth Athinës, nuk kanë vend të adhurimit, xhami, përveç garazhave, ose ndërtesa të improvizuara, të cilat mund të shkatërrohen në çdo kohë. Këto vende, pasi ato nuk janë të njohur zyrtarisht, në disa raste përbëjnë rrezik për jetën e muslimanëve.
Dy vjet më parë një fuçi benzine ja vuri në zjarrin një xhamie në Athinë, tani Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë pa një xhami të vetme.
Unë mund të lutem për vete, për njerëzit kudo, në shtëpi, në xhami, në rrugë, por unë nuk mund ta varrosi një musliman të vdekur kudo.
Sigurisht, kjo është një çështje e vështirë dhe i shtrenjtë. Dërgimi i një xhenaze në Thrakinë Perëndimore, në varrezat e Gümülcine, kushton rreth 1400 €. Përveç kësaj, shumica e muslimanëve që jetojnë këtu janë njerëz të cilët kanë ikur nga lufta dhe nuk kanë para. Pra, kryesisht, ne kemi mbledhur të holla në mes veti për të ndihmuar të jashtmit.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, tha të martën Imam Abdel Rahim Abdel-Sayed.
Duke parë rritjen aktuale të Islamofobisë në Perëndim, muslimanët kanë qenë viktima në një seri sulmesh në bodrume dhe garazhe që përdoren për namaz, lutje, të cilat janë të paligjshme apo ilegale. Kjo i bën qytetarët të shtojnë abuzimet ndaj myslimanëve, duke rrezikuar jetën dhe pronat e tyre.
Agimi i Artë (parti politike) e ka kundërshtuar në mënyrë rigoroze ndërtimin e ndonjë xhamie në Athinë, kështu mendon edhe Kisha Ortodokse Greke.
Në një raport të BBC, edhe pse kisha greke mendonte të lejohej ideja për një një xhami, ishin disa figura të larta që kundërshtuan. Emigrantët të cilët humbën jetën e tyre në Greqi janë marrë ose në shtëpi me mbështetjen e ambasadave dhe donacionet e tyre nga anëtarët e komunitetit musliman, por ata nga vendet e varfra të tilla si Pakistani, Bangladeshi, Somalia dhe Siria, familjet e të cilive nuk mund të përballojnë shpenzimet për të vdekurit e tyre për t’i dërguar kufomat në Thrakinë Perëndimore, për shkak të situateës nuk po munden për t’i dërguar kufomat në vendet e tyre.
Muslimanët përbëjnë gati 1.3 për qind prej 10.7 milion banorësh të Greqisë. Muslimanët e Greqisë kanë kërkuar q një kohë të gjatë për ndërtimin e një xhamie të madhe në Athinë për të nevojat fetare të pakicës muslimane në rritje.
Pavarësisht kundërshtimeve nga Kisha Ortodokse, e cila është e fuqishme, Greqia kishte premtuar për të ndërtuar një xhami në Athinë. Por kriza financiare-ekonomike, e shoqëruar me armiqësi publike ndaj xhamive dhe praninë osmane, ka penguar dhe po pengon për atë çka kishte premtuar, xhaminë për të ndërtuar.
Rreth 130 xhami janë aktualisht në Athinë, nëpër bodrume, pa dritare, pa ajrosje, apo nëpër depo të ndryshme, të cilat aktualishtë në Athinë shërbejnë si xhami për 200.000 muslimanët që jetojnë në kryeqytetin grek.
Dhjetëra mijëra emigrantëve muslimanë e falin namazin në shtëpi private dhe duhet të udhëtojnë me qindra kilometra nëpër Greqinë veriore për dasma, varrime dhe ceremoni të tjera.