Kulturë

Garat Kur’anore Kombëtare për fëmijë po zhvillohen në Katar

Edicioni i dytë i Tixhan Al-Nur  i Garave Kur’anore Kombëtare për fëmijët e Katarit është duke u zhvilluar që prej dates prej 5 korrik 2015.

Sipas gazetës Al-Raxhah, garat janë organizuar nga  Qendra Kur’anore e Katarit Aisha bint Muhammed el-Suvaidi nën mbikëqyrjen e Seksionit të Grave të Institutit të Bamirësisë të Katarit.

Në këtë edicion të Garave Kur’anore për fëmijë marrin pjesë 120 vajza dhe djem  dhe çdo ditë 24 pjesëmarrës konkurojnë në mësimin përmendësh të Kur'anit  prej orës 8-12-të. 

Mësimin përmendësh të sures El-Nas të Al-Zuhaa, mësimin përmendësh të Xhyzit 30 ( që i bie një e tridhjeta pjesë e Kur’anit  dhe mësimin përmendësh të Xhyzit 29 dhe 30 janë tre kategoritë e garave, respektivisht për fëmijët në mes të moshësh 4 dhe 5, 6 dhe 9 dhe ato mes moshës 10 dhe 13 vjeç.

Amina Ma'rifijj, kryetarja e Seksionit të Grave të Institutit tha se qendra i bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar për të rritur një brez të njohur me mësimet e Kur'anit të Shenjtë, leximin, kuptimin dhe zbatimin e tij. 

Ajo vuri në dukje se mësimi i Kur’ani përmendësh ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme dhe gara të tilla të cilat ofrojnë mundësinë për fëmijët për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre, lidhjet e tyre me Librin Hyjnor, Kur’anin.

Burimi: IQNA News