Iraku

Irak: 800 të krishterë bashkohen me Njësitë Popullore për të luftuar ISIS-in

Luftëtarët vullnetar musliman shiitë në organizatën Hashd al-Shaabi, e quajtur gjithashtu si  Njësitë e Mobilizimit Popullor, kanë trajnuar 800 vullnetarë të krishterë për të luftuar kundër ISIS-it  në  Mosul,  një burim nga Batalioni i Babilonisë, i tha gazetës irakiane Al-Mada. 

Si forca lokale që po përgatiten për operacionin në Mosul për ta pastruar nga persona të armatosur të ISIS-it, 800 vullnetarë të krishterë janë bashkuar me Batalionin e Babilonisë që i takon  forcave vullnetare të Hashd al-Shaabi, tha një burim brenda batalionit të krishterë, për gazetën arabe-irakiane  Al-Mada të shtunën në mbrëmje.  

Sipas burimit, vullnetarët e krishterë janë trajnuar në tre kampe ushtarake në qytetin e Bagdadit dhe  provincen  Salahadin. 

Batalioni është një marrëveshje e veçantë ushtarake për të krishterët nën kontrollin e muslimanëve shiitë, tha Muin al-Kazemi, një komandant grupit Hashd al-Shaabi, citon Al-Mada burimin e krishterë të ketë thënë.

Kjo nuk është hera e parë që vullnetarë jo-shiitë, duke përfshirë muslimanë sunnitë dhe të krishterët thuhet se janë bashkuar me vullnetarët e Grupit Hashd al-Shaabi.Njësitë  e luftëtarëve vullnetarë më parë kanë thënë se grupet e tyre ushtarake i përkasin të gjitha pjesëve të Irakut, pa marrë parasysh se çfarë përkatësije fetare apo etnike.  

Muin al-Kazemi, një komandant grupit Hashd al-Shaabi, tha se grupi është një grup ushtarak kombëtar, duke luftuar për të mbrojtur Irakun dhe irakianët, dhe se vullnetarët nga prejardhje të ndryshme janë në mesin e grupit muslimanë shiitë. 

Vullnetarët e Grupit Ushtarak Kombëtar të muslimanëve shiitë kanë nënshkruar deri 100,000 vullnetarë në qershor, në luftë të vazhdueshme për Irakun kundë ISIS-it,  tha Muin al-Kazemi, komandanti i Grupit Ushtarak Kombëtar, Hashd al-Shaabi.

Grupi Ushtarak Kombetar, Hashd el-Shaabi u themelua vitin e kaluar me kërkesën, me ftesën nga Ajetullah Ali al-Sistani, autoriteti më i lartë fetar musliman shiit në Irak, kur luftëtarët e ISIS-it pushtuan pjesën më të madhe të territorit në perëndimor të Irakut.

Më 4 qershor, avionët ushtarakë irakianë lëshuan fletëpalosje mbi qytetin Mosul, nën kontrollin e ISIL-it, duke i informuar njerëzit që terroristët tekfirist së shpejti do t’i largojmë nga qyteti verior, Mosul.

Zgjidhja, me ndihmën e Zotit, është afër, faqja e lajmeve  al-Manar website e Libanit,  citon fletëpalosjet, e lëshuara në emër të ushtrisë së Irakut.

Forcat e armatosura tuaja janë teke dera, bashkëpunoni me ta, shkruan në fletëpalosje, duke shtuar se një radio stacion i ri, Radio Mosul FM, do të jetë së shpejti gati.

Grupi tekfiristë ka bërë krime monstruoze ndaj të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Irak, duke përfshirë edhe muslimanët shiitë, muslimanët sunnitë, muslimanët kurdë, të krishterëve, Izadive kurdë dhe të tjerëve.

Ushtria irakiane, e  mbështetur nga forcat kurde dhe vullnetarët Shia dhe luftëtarët Sunni, janë të angazhuar në operacione për të përzënë terroristët e ISIL-it sil nga zonat që ata i kanë pushtuar që nga muaji qershor, 2014.

Burimi: Kurdish Media Network