Kulturë

Përkthimi i Kur'ani duhet të jetë i kuptueshëm për lexuesit

Dr. William S.Peachy (Davud Ebu Sulejman), përkthyes i  Kur’anit në anglisht
Dr. William S.Peachy (Davud Ebu Sulejman), përkthyes i Kur’anit në anglisht

Një përkthim i pranueshëm anglisht i Kur'anit duhet, mbi të gjitha, të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për lexuesit e tij.

Dr. William S. Peachy (Davud Ebu Suleyman) i bëri këto komente në një Sesion të mbajtur më 3 korrik 2015, në Ekspozitën e 23-të  Kur’anore Ndërkombëtare në Teheran.

Përkthyesi i Kur’anit të Shenjtë në gjuhën angleze mbajti një fjalim në programin me titull Një mbrëmje, Një Përkthyes i Kur'anit.

Dijetari i Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin Duzce në Turqi, në bashkëpunim me të ndjerin Dr. Maneh Hammad Al-Xhuhani, ka përkthye  Kur'anin e Shenjtë në gjuhën angleze.

Vepra, libri është titulluar Kur'ani: Libri  i Fundit i Zotit - Një përkthim i qartë i Kur'anit të Lavdishëm, dhe i  publikuar nga Kuvendi Botërorë  i Rinisë Muslimane.

 

Në vazhdim është pjesa kryesore e fjalimit të tij:

Me emrin e All-llahut, i Plotfuqishmi.

Ju falemnderit shumë për ftesën.

 

Anglishtja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në botë, unë do të doja të flas pak për këtë gjuhë dhe statusin e saj sot të rëndësishëm në të gjithë botën. Anglishtja është gjuha amtare në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Zelandën e Re,  në Mbretërinë e Bashkuar (Angli)  dhe një aspekt edhe në Irlandë. Pra, gjuhën angleze e flasin rreth 500 milionë njerëz. Përveç kësaj, ne kemi rreth 800 milionë njerëz që e flasin atë si një gjuhë e dytë ose të huaj, duke përfshirë shtetet si edhe India, Pakistani, Bangladeshi, etj. Anglishtja  është një gjuhë botërore pa një konkurent si gjuha arabe që ishte rreth një mijë vjet më parë.

Kjo ishte hyrja, tani unë do të doja për të filluar temën e këtij sesioni, e cila quhet: Pse ne duhet të marrim me shumë seriozitet përkthimin e Kur’anit të Shenjtë në gjuhën angleze?    

Arabishtja e Kur'anit është e bukur dhe logjike. Kjo është gjuha e zgjedhur për Shpallje, Zbulesë të Kur’anit. Përkthimi i parë që ne dimë është bërë nga një persian, Selman Farsiu (Persiani), i cili ishte një nga shokët e afërt të Pejgamberit (a.s.). Sipas raporteve, ai e përktheu Suren-Al-Fatiha.

Ne kemi vendime ligjore nga disa dijetarë muslimanë që lejojnë përkthimin e Kur'anit. Pse është bërë kjo atëherë dhe pse po bëhet tani?

Dëgjuesit, lexuesit original të Kur'anit të Shenjtë ka qenë arabët. Arabishtja  ishte një gjuhë e përbashkët e cila kuptohej nga shumica e arabëve në Gadishullin Arabik. Në të njëjtën kohë, ka pasur shumë dialekte edhe në rajonin e Mekës. Ne mund të shohim një dallim në mes gjuhës së hadithit dhe atë të Kur'anit. Me të shpejtë Islami u përhap në vendet jashtë Gadishullit Arabik dhe një nga vendet është Irani. Sot feja Islame është e përhapur në mbarë botën.

Përkthimet e Kur’anit në gjuhën angleze janë bërë rreth 500 vjet më parë. Ato përkthime janë bërë në fillim nga jomuslimanët. Qëllimi i tyre ishte për të sulmuar Islamin. Por edhe në përkthimin e tyre mesazhi i Kur'anit është i bukur. Qëllimi i përkthimit është për të dhënë mesazhin, lajmin. Kjo është arsyeja pse në anglisht përdoret termi lajmëtar që i referohet Profetit Muhammed (a.s.), në arabisht, Resul, kurse në persisht Pejgamber.

Dhënia e mesazhit është bërë në dy mënyra. Mënyra e parë ishte vetë Kur’ani. Mënyra e dytë ishte nga shembulli i Muhammedit (a.s.).

Është shumë e rëndësishme që të mendojmë se për kend ne jemi duke bërë përkthimin e Kur’anit. Anglishtja e cila përdoret sot nuk ekzistonte 1400 vjet më parë. Përkthimet e para në anglisht janë shumë të vështira për t'u kuptuar sot. Për shembull, Abdullah Jusuf Aliu ishte një dijetar islam britanik-indian i cili e ka përkthyer Kur'anin në gjuhën angleze. 

Pra, ka shumë përkthyes që përdorin stilin e vjetër, sepse kjo tingëllon e shenjtë dhe fetare. Kjo është e preferuar edhe nga publiku, lexuesit kur e gjejnë të bukur. Është shumë e rëndësishme për shumë njerëz që gjuha të tingullojë fetare, sepse ata janë duke e përdorur gjuhën për fenë të cilën ata nuk e kuptojnë. Në rastin e Kur’anit, në qoftë se ju nuk e kuptoni atë dhe vetëm e lexoni atë, ju ende jeni larg për të përfituar prej Kur’anit. Por në qoftë se ju e kuptoni atë, ju përfitoni shumë më tepër. Por popullata prej më se një miliard muslimanëve të cilët nuk mund t’i kuptojnë përkthimet e vjetra të Kur'anit është neglizhuar deri në kohët e fundit. 

Dy përkthyes janë të rëndësishëm në fillim sepse janë përkthime të lehta në gjuhën angleze. Njëri prej tyre është një jahudi irakian i cili ka jetuar në Angli quhet N.J. Daud, dhe i dyti është T.J. Irving, i cili është amerikan. Megjithatë, këto përkthime nuk janë shumë të popullarizuara.

Kur kam filluar përkthimin e Kur’anit në bashkëpunim me të ndjerin Dr. Maheh  Hammad el-Xhuhani, ne kishim vendosur për të përkthyer Kur’anin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Gjuha ime amtare është gjuha angleze kurse gjuha e nënës së tij është arabishtja.

Kur ne arrinim në ndonjë moskuptim apo mosmarrëveshje, ne këshilloheshim  nga interpretuesit dhe nga dijetarët. Ne kemi punuar së bashku për dhjetë  vjet. Pas vdekjes së tij në një aksident trafiku, kam vazhduar të punoj edhe për dhjetë vjet. Përkthimi i Kur’anit më në fund u botua 3 vjet më parë.   Megjithatë, ka pasur pakëz të interesuar. Kjo ka ndodhur për shkak të  pengesave nga autoritetet e Arabisë Saudite,  përkatësisht të Ministrisë së Çështjeve Fetare. Ata donin që të rrinin me përkthimin e tyre të vjetër, sepse përkthimi ynë nuk  ka interpretim të Kur'anit. Në fund, kjo u pëlqente zyrtarët të shtetit, mbretërisë, së Arabisë Saudite, por shumica e muslimanëve e gjejnë të shëmtuar. Prandaj, publiku është shumë i rëndësishëm.

Unë shpresoj që përkthimi do të gjejë një shpërndarje të preferuar dhe të pranueshëm në mbarë botën.

 

Ju falemnderit!

Burimi: IQNA News