Bahrein

Mercenarët e Al Khalifa-s e sulmuan xhaminë në Manama, Bahrejn

Pamje e Xhamisë  së Imam Husejnit, pas sulmit
Pamje e Xhamisë së Imam Husejnit, pas sulmit

Forcat mercenare të lidhur me regjimin e Al Khalifa në Bahrejn sulmuan një xhami në kryeqytet, në Manama, të martën.

Sipas gazetës Manama Post, ata u përpoqën për të hyrë në  Xhaminë e Imam Hussejnit, duke tentuar ta thyejnë derën, por nuk arritën, pasi u përballen me rezistencë nga besimtarët, namazlinjtë brenda xhamisë.

Koalicioni  14 Shkurti, një grup opozitar i Bahrejnit, në një deklaratë dënoi sulmin, duke thënë se regjimi Al Khalifa dhe regjimi Al Saud janë për t’u fajësuar për sulme të tilla, për lejimin e tekfiristëve, të përhapin urrejtje ndaj muslimanëve shia, duke përhapur propaganda anti-shia.

Dhjetëra xhami janë shkatërruar nga regjimi në Bahrein që nga fillimi i tubimeve anti-monarkisë në vitin 2011.

Protestat pothuajse çdo ditë janë mbajtur kundër regjimit Al Khalifa që nga shkurti  i vitit 2011, kur mijëra protestues pro-demokracisë dolën në rrugë, duke i bërë thirrje familjes mbretërore për të lënë pushtetin.

Më 14 mars 2011, trupat nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pushtuan vendin për të ndihmuar qeverinë  e Bahrejnit në goditjen e saj në protestuesit paqësorë.

Burimi: IQNA News