Dy turistë çekë humbën jetën në Shqipëri
Vrasja me armë zjarri e dy turistëve çekë Michael Svatos
dhe Anna Kosinova nga i riu 20 vjeçar Sokol Mjacaj, mbajti të mbërthyer të
gjithë shqiptarët. Madje ngjarja mori edhe nuanca dhe reagime politike, duke shkuar
deri aty sa kjo ngjarje e rëndë u cilësua si “prerje në besë”, lidhur me fatin
tragjik që pati çifti çek.
Michael Svatos , Anna Kosinova
Dy turistë çekë janë gjetur të vrarë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në rrugën që lidh Shkodrën me zonën e Thethit.
Trupat e tyre janë gjetur në makinën me të cilën po udhëtonin në një greminë rreth 15 metra poshtë rrugës.
Policia po punon në ndriçimin e rrethanave të vrasjes e cila besohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Sipas mediave të Tiranës turistëve çekë besohet t’u jetë ngritur një pritë me qëllim grabitjen e tyre.
Disa shtëpi të zonës ku ka ndodhur vrasja janë kontrolluar, ndërsa janë shoqëruar të paktën 16 persona.
Michael dhe Anna në Facce Book-un e tyre të përbashkët shkruanin për shqiptarët dhe Shqipërinë “Është e mahnitshme se sa miqësor janë njerëzit këtu, në Amerikë nuk te flet me gojë as fqinji”, më thoshte një miku im amerikan, që ndodhet në Shqipëri prej tre muajsh. Ata i entuziazmon fakti se të gjallë dhe miqësor jemi si komb, edhe pse të varfër.
Por, mikëpritja shqiptare ka marrë një goditje të rëndë në Dukagjinin e largët.