Lista e shteteve me më së shumti borxhe në botë
Gjatë disa javëve të fundit, në fokusin e të gjitha medieve botërore ishte Greqia, me borxhet e saja dhe pamundësinë e pagesës së saj kreditorëve ndërkombëtar. Megjithatë kur të shikohet lista e shteteve tjera të botës me borxhe, borxhi i Greqisë dukej mjaft banal në krahasim me të tjerë.
Në vendin e parë bindshëm prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës borxhi i së cilës sipas shënimeve më të reja është 18,5 bilion(18500 miliard) dollar, që do të thotë se për kokë banori është për çdo amerikan 58.437 dollar. Në vendin e dytë gjendet Britania e Madhe me 9,5 bilion(9500 miliard) dollar, në vendin e tretë është Franca me 5,7 bilion(5700 miliard) dollar, ndërsa në vendin e katërt është Gjermania me 5,5 bilion(5500 miliard) dollar. Pastaj pasojnë më tutje këto vende me borxhe më të mëdha:
5. Luksemburgu-3,4 bilion dollar
6. Kina – 3 bilion dollar
7. Japonia – 2,8 bilion dollar
8. Italia – 2,6 bilion dollar
9. Irlanda – 2,6 bilion dollar
10. Holanda – 2,5 bilion dollar
Shumë do të mendonin se Greqia do të duhej të gjendet në mesin e këtyre dhjetë shteteve të para, por ajo gjendet tek në vendin e 27-të sipas borxhit me borxhin e gjithëmbarshëm prej 360 miliard dollar. Prej shteteve të rajonit që vlen të përmenden është Kroacia në vendin e 52 me borxhin e gjithëmbarshëm prej 67 miliard dollar, Sllovenia gjendet në vendin e 53-të, me 65 miliard dollar, ndërsa Serbia në vendin e 65-të me 32 miliard dollar. Bosnja e Hercegovina gjendet tek në vendin e 94 dhe me vetëm 9 miliard dollar.
Burimi: telegraf.rs