Nihilizmi dhe ISIS-i... !!!
Qëndrimet mohuese tek të rinjtë dhe tek personat që kanë humbur botëkuptimin e jetës, janë pasojë e mos edukimit dhe mosnjohjes të botës reale me të gjitha kurthet dhe të mirat e saja.
Nëse pyetemi pse të rinjtë Kosovar dhe të tjerët nga disa shtete evropiane rekrutojnë në radhët e ISIS-it, athua kush ka ndikuar që ata kaq fort të jenë të bindur se duhet bërë krime ndaj njerëzisë, përgjigjja është shumë e rëndomtë e ajo është NIHILIZMI – Humbja e botëkuptimit të jetës.
Nihilizmi përndryshe mund të thuhet se është sëmundje, humbje e botëkuptimit të jetës dhe botës ku jetojmë. Nga ana tjetër shtohet pyetja, po pse të krishterët e konvertuar shkojnë në ISIS- për të bërë krime njerëzore ? Është shumë thjeshtë, këta të konvertuar, e prej tyre edhe ateistë të dikurshëm, pas gjithë të mirave materiale jetësore që kanë pasur në jetë, pa ndonjë mungesë, apo problem, si dhe një grup tjetër që janë keq edukuar ngase janë fëmijë të martesave të dështuara, në momentin kur i shijojnë të gjitha gjërat e kësaj jete, ata humbin botëkuptimin dhe bëjnë vetëvrasje për të parë botën tjetër e cila është jashtë kufijve të kësaj bote, mirëpo ka edhe prej tyre që për tu takuar me një botë tjetër, shfrytëzojnë rastin të vjellin gjithë urrejtjen, çnjerëzoren dhe ligësitë që i kanë në brendi dhe këtë rrugë e zgjedhin përmes shkuarjes në luftë për të bërë krime myslimanëve civil të pafajshëm
Eksiton edhe mënyre tjetër e kaplimit të nihilizmit dhe pasojave të kësaj sëmundje, që viktima e kësaj sëmundje nihiliste janë të rinjtë injorant, që pas problemeve shpirtërore që ka mundur ti ketë, me një frymëzim dhe udhëzim të vogël ekstremist, e pranojnë islamin , e sot është bërë shumë lehtë ta pranosh atë, pra me një shqiptim haptas të Kelemi Shehadetit, dhe më pas i qasen “luftës së shenjtë- xhihadit” për të luftuar në tokat myslimane. Kështu pra nga një njeri i paformuar mirë, formohen pasuesit e ISIS-it që deshën ti japin emër të keq Islamit, por fatbardhësisht e ndanë veten nga jeta e vërtet Islame dhe shumë analistë të huaj dhe musaliman tani me e denoncuan se ISIS nuk ka të bëjë aspak me islamin dhe myslimanët.
Ndërsa rasti i myslimanëve të cilët e posedojnë këtë sëmundje nihiliste, është shumë thjesht për të shpjeguar dhe kuptuar. Të gjithë ata që kanë jetë të lumtur, të bukur dhe të shëndosh në baza të ngritjes shpirtërore dhe materiale, ata janë në trojet e veta shqiptare dhe mundohen të ballafaqohen me problemet që jeta shpesh herë di ti ketë dhe islamin e pranojnë e posedojnë në suaza të normales, duke e studiuar çdo ditë e më shumë. Mirëpo disa të rinj musalimanë shqiptarë, jetojnë me një injorancë dhe urrejtje, ngase në ato kushte është rritur në familjen e tij, ku prindi ka pasur të drejtën absolute në shtëpi, qoftë duke e përdorur dhunën, fyerjet , nënçmimet, arrogancën e shumë e shumë veti tjera të liga që kanë formuar një personalitet të fëmijët të vet. Një i ri i edukuar në këtë mënyrë, dhe i frymëzuar nga e njëjta mënyrë nga prijësit fetarë që cilët tërë ligjëratat e tyre i kanë të këtij stili, duke shprehur arrogancën, duke futur urrejtjen, atëherë ai i ri fillon të e urrej çdo njërin që duket ndryshe nga ai, që mendon ndryshe nga ai etj etj. Në këtë mënyrë ky stil i jetës arrin të e shpërlajë trurin e tij, dhe më pas të fus vetëm thëniet, ligjëratat e prijësve të vet, duke mos i logjikuar, analizuara e studiuar, por duke iu bërë teslim i tëri një mendimi të një prijësi fetarë.
Kështu pra arrijnë te humbja e botëkuptimit real të jetës , e formojnë një botë nihiliste mohuese, i mohojnë të gjithë të tjerët, duke filluar nga familja e ngushtë, duke e harruar të kaluarën me një tevbe pendim të shprehur, duke i dhënë përparësi vetëm vetes ngase tani më është i udhëzuar, dhe fillojnë një stil tjetër të jetës duke u bazuar në atë se janë muxhahidina dhe se i pret jeta në Xhennet me shumë hyri e të mira që ka bota tjetër.