Të Udhëzuarit Në Islam

Nga errësira, kam ardhur në dritë

Një çifut rus ndërmori një udhëtim për të gjetur të vërtetën - nga Scientologjia në Judaizëm,  më në fund fundit Islam. Këtu ai tregon historinë e tij.

Unë jam etnikisht një çifut rus. Kërkim im filloi kur unë isha 19 vjeç. Unë në fillim u mora Scientologji.

Besimi im në Zot ishte i pasigurt. Qëllimet e mia në jetë ishin të bëhem një yll roku. Unë isha duke jetuar në banesën time në Pasadena dhe duke punuar si sekretar. Një natë duke ecur në kuzhinë dhe hasa në një shok në errësirë. Kërkova prej tij: A mund ta mbajë këtë vodka në frigorifer sonte? Ne shtrënguam duart, u përshëndetëm dhe shkova për të fjetur. Pas kësaj nate,  jeta ime ndryshoi në mënyrë drastike. Ky shoku në errësirë, një musliman, ishte muslimani i parë që kisha takuar ndonjëherë. Isha shumë kurreshtar,  unë bisedova me të në lidhje me besimin e tij. Çfarë është kjo që kam dëgjuar në lidhje lutjet pesë  herë në ditë? Dhe në lidhje me luftën e shenjtë?  

Bisedat tona bëheshin  në praninë e një shoku të dhomës tonë që ishte i krishterë, quhet Wade. Së bashku, ne krijuam Një séanceë  dialogu, hebreu, krishteri dhe muslimani.” Në atë séancë  ne kemi zbuluar shumë dallime, por edhe shumë të përbashkëta. Interesi im ishte të zhvendoset biseda nga seksi, droga, dhe tubimet me qëllim argëtimi, të flasim rreth një kërkimi, hulumtimi të gjërë për të zbuluar vërtetën. Një kërkim që unë kam për ta përfunduar. Një kërkim për Zotin. Një kërkim për mënyrën se si duhet  pasuar Atë.

Sapo kam hapur mendjen time për mundësinë e ekzistencës së Zotit, kam analizuar besimin si ateist dhe si teist. Gjëja që më drejtoj mua ka qenë citati Çdo prejekt ka një projektues. Me këtë në mendje, përfundimisht u zgjova, u zgjova me siguri se Zoti ekziston. Unë nuk mund të shpjegojë si, pse, qysh, por unë vetëm e ndjeva atë disi. Ky zbulim i ri tek unë u shoqërua me një sens të përgjegjësisë për të pasuar Krijuesin. Bota e fesë është fronti im i ardshëm.

Kur  mund t’ia filloi? Si mund të kryej një detyrë të tillë? Fetë e mëdha që kam hasur kanë emrin fe monoteiste, Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. E pra meqë jam jahudi, fillova me Judaizmin. Një Zot, disa profetë, 10 urdhërimet, Tora, shpirtrat çifut ... uh, çfarë ? Shpirtrat çifut

Pra, Zoti i bën shpirtrat çifut, shpirtrat e krishterë, shpirtrat muslimanë dhe shpirtrat hindu? Mendova se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë?

Me kalim kohe zbulova Krishterimin. Në rregull, një Zot, një baba, një bir, dhe një shpirt i shenjtë. Uhhh! Ju lutem më shpjegoni!  Si mund të gjitha këto gjëra të jenë një Zot? 1 + 1 + 1 = 3 e drejtë kjo? Pra, si mund të thoni se ju besoni në vetëm një Zot?!

Në Islam kam zbuluar parimet kryesore të besimit si vijon: një Zot, adhurimin e Zotit pesë herë në ditë, zekati  2.5{[yuzde]} bamirësi vjetore, agjërimin  gjatë Ramazanit (për të qenë më afër Zotit dhe të vlerësojmë jetën ... në mesin e arsyeve të tjera) dhe në fund udhëtimi për në Mekë për haxhillëk nëse ju jeni në gjendje financiare. Kam zbuluar, gjithashtu, përputhjen e Islamit me shkencën. Dhjetëra ajete të Kur’an pajtohen me shkencën moderne dhe teknologjinë.

Duke analizuar përmes fakteve të panumërta logjike që kam lexuar, hulumtuar, një gjë tërhoqi vëmendjen time, Islami. Emri i kësaj feje. Kam vënë re është shkruar shumë herë në këtë Kur'an. Megjithatë, duke kujtuar studimet e mia të mëparshme, unë nuk e kam parë asnjë herë fjalën Judaizëm në Dhiatën e Vjetër apo Krishterim në Dhiatën e Re.

Mendova se ishte shumë e çuditshme. Nëse feja është menduar të jetë praktike  dhe të përhapet tek çdo person në tokë, atëherë a nuk duhet të ketë një emër për të?

Për më tepër, nuk duhet të humbasë emri që na jepet nga Zoti i Plotfuqishëm.  Emrat Krishterimi dhe Judaizmi nuk ishin të shkruar në Shkrimet e Shenjta. Në këtë pikë, si Krishterimi ashtu dhe Judaizmi kanë humbur kredibilitetin e tyre si religjioneve të pastra, logjike, dhe të plota, së paku nga perspektiva ime.

Islami është i vetmi prej këtyre feve që ka përfshijë emrin e fesë në shkrimet e tij. Kjo është diçka aq e madhe për mua. Unë e kuptova se duhet ndjekur Islamin. Unë pastaj e përqafova Islamin, u bëra musliman. E kuptova të vërtetën. Unë kam qenë në errësirë. Unë tani dola në dritë.

Nuk ka asgjë që bie ndesh me logjikën time këtu. Kur'ani është një libër me të gjitha këto mrekulli interesante dhe urtësi të përjetëshme. Shumë fakte shkencore  janë zbuluar vetëm kohët e fundit, ato janë  shpallur 1.400 vjet më parë në këtë libër, në Kur’an.

Burimi: onislam