Bosna Hersek

Festivali i Ramazanit po zhvillohet në Sarajevë

Festivali i dytë i Ramazani është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Sarajevë.

Me titullin ”Kultura Islame dhe Arti”, festivali është organizuar nga Shoqëria Navigator  e Sarajevës  në bashkëpunim me Shoqërinë Bashçarshia dhe me Kuvendin e Komunën të  Sarajevës.

Festivali përfshin ligjërata fetare, art, ekspozita kulturore dhe fetare, etj, kështu informon Qendra Kulturore Iraniane në Sarajevë.

Me bashkëpunimin e Qendrës Kulturore Iraniane, një numër i filmave iranianë do të shfaqen gjatë veprimtarisë artistike-kulturore.

Festivali, i cili do të vazhdojë deri ditën e premte, më 17 korrik 2015  (dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit), ka për qëllim për të paraqitur kulturën dhe artet islame dhe për të promovuar mesazhin e Islamit, që është mesazhi i paqes dhe miqësisë.

Bosnja dhe Hercegovina është një shtet në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore.

Muslimanët përbëjnë komunitetin më të madh fetar në këtë shtet, në Bosnje dhe Hercegovinë. Muslimanët e përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së Bosnjes.

Burimi: IQNA News