Bahrein

Muslimanët shiitë dhe sunnitë në Bahrejn e falën namazin së bashku

Muslimanët shiitë dhe sunnitë në Bahrejn e falën namazit e xhumasë së bashku, të premtën më 3 korrik 2015.

Autoriteti i lartë fetar i muslimanëve  shiitë, Shejh Nasser al-Usfur ka udhëhequr namazin në Xhaminë e Madhe të muslimanëve shiitë në Manama, raportoi rrjeti i lajmeve Al-Alam.

Besimtarët, namazlinjtë sunnitë dhe shi’itë qëndronin krah për krah në xhami, duke dëshmuar bashkimin.

Ideja e mbajtjes së namazit të përbashkëta me xhemat ishte sugjeruar nga Instituti për Pajtimin dhe Dialogun Civil në Bahrejn.

Instituti tha se namazi i ngjashëm i përbashkët do të mbahet javën e ardhshme në një xhami Sunnite në Bahrejn.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e unitetit islamik përball sulmeve të fundit terroriste ndaj muslimanëve shi’itë në pjesë të ndryshme të rajonit.

Në Kuvajt, gjithashtu, muslimanët shi’itë dhe sunnitë e falën namazin e xhumasë bashku, një javë pasi një sulmues vetëvrasës vrau 27 besimtarë në një xhami të muslimanëve shi’itë në Kuvajt.

Grupi terrorist ISIL mori përgjegjësinë për sulmin. 

Ka pasur edhe dy sulme terroriste kundër xhamive të muslimanëve shi’itë  në Arabinë Saudite në javët e fundit.

ISIL tha se ishte prapa këtyre sulmeve, gjithashtu.