Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania e Madhe e sakrifikuan Srebrenicën
Srebrenica është sakrifikuar
në përpjekjet që të arrihet paqja, cek gazeta britaneze Guardian. Në tekstin me
titull”Se si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur
që të braktisin Srebrenicën fatit të saj”, autorët e shkrimit, gazetari Ed
Vuliami dhe ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagut Florans Artman, theksojnë
se”sot ekziston një varg faktesh se rrënja e Srebrenicës ishte pjesë e
politikës së tri fuqive të mëdha, Britanisë së Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, dhe udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara, në kërkim të paqes me çdo
çmim, e kanë sakrifikuar Srebrenicën për paqe në llogari të Srebrenicës”. “Gjer
tani, gjithmonë është theksuar se e ashtuquajtura”strategjia përfundimtare” me
të cilin u arrit marrëveshja e paqes dhe harta e pas luftës së Bosnjës, ishte
pasojë e “realitetit në teren”, pas rënies së Srebrenicës. Ajo që tani po
zbulohet është se”strategjia përfundimtare” ka parapri këtij sulmi dhe se prej
saj është varur”, theksojnë autorët. Në tekst epet kronologjia e ngjarjeve
lidhur me Srebrenicën, dhe deklaratat
aktorëve të cilët shkojnë në mbështetjen e saj se gjenocidi në
Srebrenicë ishte i pritur.
Autorët e shkrimit në “Guardian” theksojnë se fuqitë e mëdha kishin për qëllim të heqin dorë nga ekzistimi i enklavave, dhe ishin të vetëdijshme se do të pason pastrimi etnik i Srebrenicës, por edhe se pjesëtarët e UNPROFOR-it i kanë lënë civilët pa mbrojtje dhe kanë refuzuar t’ju ndihmojnë. “Sipas dokumenteve amerikane nga të cilët është hequr sekreti, detajet e krimeve kanë arrit tek shërbimet sekrete perëndimore para se të fillojnë me 13 korrik, ndërsa operativët e CIA-së kanë përcjell “live” transmetimin në lokacionin në Vjenë”, shkruan Guardian. Në tekst janë përshkruar edhe takimet e zyrtarëve perëndimor me përfaqësuesit mysliman, por edhe me Sllobodan Millosheviqin, Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin.
“Asnjë politikan, diplomat apo funksionar i lartë ushtarak nuk ka gjetur arsye për të dhënë dorëheqje për shkak të tradhtisë së Srebrenicës. Do të jetë interesante të shihet a do të dëgjohet përafërsisht falje javën e ardhshme(në komaracionin në Potoçare) nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Francës”, përfundojnë autorët shkrimin në Guardian, duke theksuar se të shumtët që ishin të përzier “kanë përparuar, janë graduar apo janë vendosur në pozita të rëndësishme”.

Burimi: b92