Bosna Hersek

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës miratoi Deklaratën për gjenocid në Srebrenicë

Kuvendi i Bashkësisë Islame në mbledhjen e mbajtur në Sarajevë ka miratuar Deklaratën për gjenocid mbi boshnjakët në Srebrenicë dhe ka prezantuar fetvanë për gjenocid mbi boshnjakët mysliman në Srebrenicë të cilën me 3 korrik e ka sjell Këshilli i Myftinjëve e Bashkësisë Islame të BeH-së. Mbledhjes kanë prezantuar edhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç, kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të kuvendit të BeH-së Shefik Xhaferoviç, zëvendës i kryesuesit të Dhomës së popujve të Kuvendit të BeH-së Safet Softiç si dhe nënkryetarja e Federatës së BeH-së Melika Mahmutbegoviç. Sipas Deklaratës Kuvendi në mes tjerash prêt që Këshilli ministror i BeH-së dhe qeverisë së entitetit të përpilojnë programin”Jo gjenocidit”, i cili në periudhën prej 15 vitesh do të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për largimin e pasojave të gjenocidit mbi boshnjakët në hapësirën e Srebrenicës, Zvornikut, Vllasenicës, Bratuncit, Miliçit dhe Zhepës dhe kthimin në gjendjen demografike sipas regjistrimit të vitit 1991. Reis ul ulema i Bashkësisë Islame në BeH Husein ef. Kavazoviç ka theksuar se në Deklaratën janë vënë udhëzime se çfarë duhet punuar ata në Bashkësinë Islame dhe çfarë duhet të ndërmarrin përgjegjësit. Kuvendi kërkon që udhëheqësi i lartë për Bosnjën e Hercegovinë të sjell ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit mbi boshnjakët në Srebrenicë dhe ndalim të përhershëm zyrtar të simboleve, shenjave, flamujve të cilët i ka shfrytëzuar ushtria e Republikës serbe si kryerëse e gjenocidit mbi boshnjakët në Srebrenicë për tërë territorin e BeH-së. Institucionet kompetente të Bosnjës e Hercegovinës dhe bashkësisë ndërkombëtare Kuvendi propozon themelimin e distriktit të Srebrenicës në hapësirën e komunave: Srebrenicë, Zvornik, Vllasenicë, Bratuncë, Rogaticë, Zhepë dhe Miliç, në të cilin kryesisht kanë jetuar viktimat e gjenocidit mbi boshnjakët, duke marrë parasysh se pushtetarët e Republikës serbe gjatë 20 viteve nuk kanë arrit të sigurojnë drejta të njëjta dhe standarde për të gjithë qytetarët e posaçërisht boshnjakëve. Në Deklaratë qëndron se Serbia, Mali i Zi, Holanda, Kombet e Bashkuara, Bosnja dhe Hercegovina dhe të gjithë tjerë të shprehin dëshirën të jenë donatorë të vendosjes të fondit ndërkombëtar për evitimin e pasojave të gjenocidit në Srebrenicë prej një miliard eurosh, i cili do të grumbullohet në pesë vitet e ardhshme, dhe të shfrytëzohet në projektin”Jo gjenocidit”.
Kuvendi ka deklaruar se fetvaja e Këshillit të myftinjve shpall shehid të gjitha viktimat e gjenocidit dhe ngarkon Rijasetin që në pajtim me traditën islame të boshnjakëve të sigurojë aktivitete dhe programe me të cilin përherë do të kujtohen shehidët, viktimat e gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe të prezantojë fetvanë për gjenocidin dhe faktet për të të gjithë vizitorëve të shehitllëkut të gjenocidit në organizim të Bashkësisë Islame.

Burimi: globalcir