İran

Ajetullah Araki kërkon nga dijetarët muslimanë të mos harrojmë çështjen palestineze

Ajetullah Muhsin Araki
Ajetullah Muhsin Araki

Kryetari i Forumit për Afërsinë e Shkollave të Mendim Islam theksoi se dijetarët  e Botës Islame nuk duhet të harrojmë kauzën e Palestinës për shkak të terrorizmit dhe krimeve të kryera nga grupi terrorist i ISIL-it. 

Në një letër drejtuar dijetarëve të Botës Islame, Ajetullah Muhsin Araki përgëzoi ata me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe u kërkoi atyre që të marrin pjesë në programet e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, (Jerusalemit).

Në letër, Ajetullah  Araki i referohet çështjen së Palestinës si kauza e Umetit Musliman dhe në bazë të Unitetit Islamik.

Ai theksoi se terrorizmi dhe krimet e ISIL-it në Irak dhe Siri, një situatë për të ardhur keq në Jemen dhe konfliktet në vendet muslimane nuk duhet të çojë në harresë çështjen e Palestinës.

Autoriteti i lartë fetarë  shprehu shpresën se Uniteti Islamik do të shfaqet edhe një herë në Kuds, (Jerusalem) në ditën e mitingjeve të këtij viti.  

Imam Humeini (r.a.), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në muajin gusht të vitit 1979 e deklaroi  ditën e xhuma, xhumanë e fundit të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, si Dita Ndërkombëtare e Kudsit, (Jerusulemit) duke i bërë thirrje muslimanëve në të gjithë botën për të shënuar me këtë rast përvjetorin, duke mbajtur mitingje në rrugë .

Që atëherë, miliona njerëz në mbarë botën dalin në rrugë në këtë ditë në një demonstrim në përkrahje të popullit të Palestinës, duke kërkuar dhënien fund të pushtimit të tokave palestineze nga regjimit Sionist.

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Kudsit, Jerusalemit, bie Ditën e Xhuma, më 10 korrik 2015. 

Burimi: IQNA News