Gazi Baba vend mjerimi dhe turpi i demokracisë!
Në Siri ndodhi shtrembërimi i realitetit për interesat botërore, më pastaj filloi shkatërrimi, krimi, kërcënimi e masakrimi, por Maqedonia për botën u bë emër i njohur i poshtërimit të myslimanëve nga Lindja e Mesme
“Në Siri ndodhi shtrembërimi i realitetit për interesat botërore, më pastaj filloi shkatërrimi, krimi, kërcënimi e masakrimi, por Maqedonia për botën u bë emër i njohur i poshtërimit të myslimanëve nga Lindja e Mesme”
“Ne nuk jemi kriminel, përse po na mbani këtu!”;
Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë përbëhet nga 10 komuna, njëra nga këto komuna është edhe komuna e Gazi Babës, emër që kohëve të fundit u bë i njohur me famë të keqe. Në strehimoren, qendër refugjatësh në Gazi Babë gjenden me qindra refugjat nga Siria , Iraku Palestina etj. Emigrantët duke ikur nga lufta e padrejtë u ndeshën me padrejtësi edhe më të mëdha të çnjerëzimit të dinjitetit të tyre, të njohur si populli më fisnik i Shamit të Bekuar, për të cilin popull edhe vet profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) i ka lavdëruar si një nder popujt më fisnik të umetit të tij.
Në Qendrën e Gazi Babës, emigrantët mbahen si dëshmitarë në proceset gjyqësore kundër trafikuesve të mundshëm, shumicën e të cilëve policia ende nuk i ka kapur, gjë që mund ta zvarrisë procesin deri në pafundësi. Pas sensibilizimit të kushteve në të cilat mbaheshin emigrantët me muaj të tërë, Komisioni kundër Torturës në OKB kërkoi mbylljen e këtij objekti dhe ndërtimin e një të riu me kushte njerëzore. Të njëjtën kërkoi edhe Komuna e Çairit, OJQ-të dhe Avokati i Popullit.
Një video amatore brenda Qendrës për Pritje në Gazi Babë ka filluar të qarkullojë në internet. Videoja është filmuar më 14 qershor. Pikërisht kjo ishte periudha kur mediat sensibilizonin vazhdimisht nevojën e ndryshimeve ligjore për azil, por edhe lirimin e mbi 500 personave që qëndronin të Qendrën e Pritjes, kapaciteti i të cilësi nuk i kalon 100 personat. Siç mund të shihet nga pamjet, emigrantët luftojnë për të gjetur një copë vend për të fjetur. Për më tepër, i njëjti vend ku ata flinin është i mbushur me ushqime dhe mbeturina.
https://www.youtube.com/watch?v=oRBMvIFXZX4
Mersiha Smailoviç koordinatore dhe dëshmitare nga OJQ “Legis” na rrëfen me keqardhje fjalët e emigrantëve të cilët vazhdimisht përsërisin fjalinë “ne nuk jemi kriminel, përse po na mbani këtu!”; Ka persona aty brenda që 6-7 muaj nuk kanë dalë të marrin as ajër të pastër. Momentalisht në Qendër kemi 3 dekanë, 5 avokatë, profesorë, mjekë të cilët mbahen në kushte mizore sikur të jenë kriminelë. Madje në burgjet e Shutkës dhe Idrizovës kushtet janë më të mira”,
Media e Lirë konkludon se, gjersa myslimanët nuk mësohen të ngrisin zërin e tyre duke i mbrojtur vlerat e veta, ata gjithnjë do të jenë subjekt i sulmeve kulturore, intelektuale dhe sociale.