Rusia

Lufta me Rusinë dhe Kinën do të shkaktonte pasoja të mëdha

Gjasat për luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën dhe Rusinë po rriten, theksohet në raportin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Politika e Kinës dhe Rusisë e shqetëson Uashingtonin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raportin e ri strategjik i cili publikohet çdo katër vite, sheh këto dy vende si kërcënim për interesat e sigurisë së SHBA-ve.

“Ekziston gjasa e vogël, por në rritje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të nisin luftë me njërin nga dy fuqitë e mëdha botërore”, ka thënë shefi i shtatmadhorisë amerikane gjenerali Martin Dempsey dhe ka paralajmëruar se ky konflikt do të kishte pasoja të mëdha për tërë botën.

Në raport krikohet aneksimi rus i Krimesë dhe theksohet se Rusia ka treguar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se është e gatshme të shfrytëzojë forcën për të realizuar qëllimet e veta. Është interesante se Rusia në raportin e vitit 2011 pothuajse fare nuk përmendet. Republika Popullore e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se me këtë raport strategjik shkakton tensione në rajonin aziatiko-pacifik. Kina në raportin strategjik të SHBA-ve është përmendur në kontekstin e ndërtimit të ishujve artificial të cilët i ndërton për të përforcuar prezencën e saj në detin kinez.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës poashtu në Pacifik do të përforcojë prezencën e vet dhe  planifikon stërvitjet ushtarake tek ishulli Pagan. Në raport përmenden edhe Irani dhe Koreja veriore si kërcënime të mundshme për sigurinë amerikane për shkak të programeve të tyre nukleare. Gjenerali Dempsey poashtu ka deklaruar se fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara po dobësohet dhe se kjo e shqetëson tej mase.

Në raport poashtu përmendet edhe grupi i ISIS-it për të cilin thuhet se edhe në të ardhmen  nuk do të heq dorë nga planet e t’ia për krijimin e kalifatit. Vendet në të cilat ekziston kërcënimi më i madh për sulmet terroriste në këtë raport strategjik janë: Franca, Spanja, Greqia, Rumania, Bosna dhe Hercegovina, Gjermania, Italia, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Rusia dhe Austria.

Burimi: Al Jazeera