Shqipëri

Dhurata e çmuar për Shqiptarët nga Republika Islamike e Iranit

“Gjykojë se kolegji “Saadi “në Tiranë luan rol të rëndësishëm në përhapjen e Kulturës Perse, që është me vlerë të veçantë në fondin kulturës botërore! Prof. Dr. Rexhep Mejdani (ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë)

“Gjykojë se kolegji  “Saadi “në Tiranë  luan rol të rëndësishëm në përhapjen e Kulturës Perse, që është me vlerë të veçantë në fondin kulturës botërore!   Prof. Dr. Rexhep Mejdani  (ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë)

Kolegji “ Saadi” në Tiran është në shërbim shumë cilësor të vajzave që kanë mbaruar shkollën fillore. Që nga viti 2001 e gjeri më sot nga ky kolegj kanë përfunduar studimet 10 gjenerata, nga të cilat 98% i nxënëseve kanë vazhduar studimet e mëtejme në universitetet shqiptare dhe të huaja.

Kolegjit “ SAADI” ka qëllime shumë të ngritura të cilat kurorëzohen me arritjet dhe sukseset e e pamohueshme në fushën edukative dhe mësimore. Në këtë shkollë të Mesme Publike përpos mësimit formal që bëhet sipas planë programit të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, nxënëset këtu mësojnë si të ndërthurin njohurit teorike me veprimtarin praktike për një mësimdhënie dhe mësimnxënje të suksesshme.  Në kolegjin “SAADI” nxënëset pos mësimit duke u shoqëruar në jetë kolektive në një ambient të pastër shpirtëror, ato mbjellin dhe zbulojnë vlera morale duke u edukuar nga edukatorët profesional të Shqipërisë dhe të Republikës Islamike të Iranit.   Prandaj kjo shkollë me këto dy elemente kyçe  ka arritur që te vajzat  që të kultivoj vlerat edukative morale të cilat ë vete përbëjnë një trekëndësh që arrin të krijoj një jetë aktive dhe produktive për shoqërinë ku jeton.

Çfarë ofron Kolegji “ SAADI” për të gjitha familjet  shqiptare?

Poenta kryesore e kolegjit “ SAADI “ është që të jap :

-          mësimdhënie cilësore me metoda bashkëkohore dhe zbatim me sukses i kurrikulave të reja që ofron MASH.

-          Krahas gjuhës angleze nxënëset mësojnë gjuhën, kulturën, dhe historinë perse, e cila certifikohet.

-          Bazë materiale mësimore dhe didaktike të nivelit bashkëkohorë, bibliotekë sallë kompjuterësh të lidhura me internet.

-          Orë suplementare për lëndë të ndryshme, sipas nevojave të nxënësit,.

-          Kushte komode shkolle e konvikti. Klasa me pak nxënës (12-20), e cila lejon cilësi të lartë mësimdhënieje.

-          Organizim i veprimtarive të shumta dhe cilësore mësimore dhe edukative, brenda e jashtë vendit; si workshope, diskutime, seminare, etj.

-          Bashkëpunim i vazhdueshëm dhe marrëdhënie korrekte me komunitetin e prindërve.

-          Punë kërkimore dhe publikim librash dhe revistash

-          Ekskursione brenda dhe jashtë vendit, si në Iranë, Kosovë, Malë të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci etj

-          Bashkëpunim dhe binjakëzim me shkolla jashtë vendit.

-          Kolegj me siguri maksimale.

-          Shërbim shëndetësor 24 orë.

-          Ushqim distik

Kolegj i veçantë dhe me vlera të larta njerëzore

Kolegji ka veçanti nga të gjitha kolegjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni sepse është kolegj vetëm për  vajza, ku ato arrin të shquhen nga bashkëmoshataret e tyre, sepse e ndihen më të fortë duke mos pasur inferioritet nga gjinia mashkullore, që është pjesë e hidhur e gjinisë femërore.

Vajzat kur gjinden në prani të vajzave janë shumë më aktive duke mos konkurruar me meshkujt, por duke konkurruar mes vete si gjini femërore dhe përforcuar vlerat femërore dhe kështu vlerësojnë vetëvlerësimin dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë kohës që ato qëndrojnë 24 orë në konvikt dhe në klasa studimi, arrijnë besim më të madh në vete, duke mos pritur të jenë të përkrahura nga gjinia mashkullore. Këtu vajzat vetvetiu vlerësohen më lartë nga shoqet tjera jashtë kolegjit, sepse formojnë një qëndrim shumë pozitivë dhe mbresëlënës.

E veçantë e kësaj shkolle është se vajzat janë nga të gjitha viset dhe tokat shqiptare, si dhe na vendet jo shqipfolëse siç është Franca . E veçantë e kësaj shkolle në krahasim me shkollat e mesme dhe kolegjet private në Kosovë është se vajzat që mbajnë mbulesën e që mbulesa sidomos në Kosovë është e ndaluar me ligj që të mbahet në shkollat fillore dhe të mesme, ndersa në Kolegjin “Saadi” përkundër kësaj ato vlerësohen më shumë nga stafi dhe drejtoria e kolegjit.

Zehra Huduti është gjenerata e 6 e radhës, e cila u detyrua të ndal shkollimin e mesëm në Prishtinë, sepse nuk i lejohej mbulesa Islame, kështu që Kolegji Saadi ishte strofkulla e saj më e dashur e edukimit dhe mësimit që i ofrojë strehim dhe shkollim shumë cilësor duke e vlerësuar dinjitetin e saj fetar dhe moral.

Kolegji Saadi i ka të hapura dyert dhe fton të gjitha vajzat që kanë mbaruar klasën e nëntë , të vinë të regjistrohen deri në fund të korrikut 2015.
Kolegji “ Saadi” duke pas parasysh kushtet e vështira ekonomike në Kosovë, për vajzat nga Kosova ka ofruar  shkollimin  në kolegj 50% më lirë .

Për informata më të hollësishme mund ët njoftoheni në këtë link.   https://www.facebook.com/pages/Shkolla-e-mesme-jopublike-Saadi/127117843413?fref=photo