Ushtria turke refuzon të sulmojë Sirinë
Lufta kundër Sirisë nuk është e mundshme pa përfshirjen e madhe të Turqisë, në anën e grupacioneve terroriste të cilët në Siri luftojnë kundër qeverisë siriane, e të cilin kreu ushtarak turk refuzon të bëjë.
“Kryetari i Turqisë Rexheb Tajjib Erdogani dhe kryeministri Ahmet Davutogllu duan që ushtria turke më aktivisht të përkrah ushtrinë e lire siriane në luftë kundër forcave qeveritare, por ushtria nuk do të bëjë dhe përpiqet të fitojë në kohë ashtu që këtë vendim të sjell qeveria e re e koalicionit”, ka shkruar Hurriyet Daily News.
Shefi i gjeneralshtabit gjeneral Nexhdet Yzel për urdhëresën e qeverisë ka thënë.” ajo nuk ka mbështetje në drejtën ndërkombëtare, dhe se këtu janë të pranishëm problemet gjeopolitike, posaçërisht vështirësitë e parapara për shkak të reagimit të regjimit në Siri dhe aleatëve të tij rus dhe iranian”. Duke cituar gazetën Hurriyet Daily News, Al Manari libanez shkruan se ushtria turke praktikisht e ka bllokuar vendimin e Erdoganit që ta sulmojë Sirinë para se të formohet qeveria e re legjitime. Duhet cekur se të gjitha partitë opozitare refuzojnë mundësinë e intervenimit ushtarak turk në Siri.
Burimet e ndryshme theksojnë se ushtria turke këtë vendim e ka sjellë në marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, disa analistë theksojnë se Erdogani kërkon edhe mënyra tjera për krijimin e situatës së jashtëzakonshme, sikurse që ishte sulmi i supozuar I PKK-së në Turqi, për të detyruar ushtrinë për të vepruar.
Shërbimi sekret turk, MIT, gjegjësisht kreu i saj dhe shërbëtor besnik i kryetarit turk, Hakan Fidan, ekspert për shkaktimin e kësi lloj sfidave dhe operacioneve “false flag”. A do të kërkojë Erdogani nga Fidani që t’i krijojë “arsyen” për shfrytëzimin e kompetencave kushtetuese dhe vetvetiu të merr komandën mbi ushtrinë turke, vështirë është të thuhet.