Gyl mund të jetë fitues në Turqi, “nëna e të gjitha betejave”.
Më 17 dhjetor, publiku turk dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoğan u tronditën nga lajmi se një operacion i madh korrupsioni kishte përfshirë tre bijtë e disa prej antarëve të kabinetit të Erdoğanit; një biznesmen të shquar, një kryebashkiak, që i përket partisë së tij, një menaxher banke dhe disa zyrtarë të qeverisë. Ekpertët turq menjëherë i drejtuan gishtin lëvizjes islamike Gyleniste si shkaktare të këtij hetimi që ka zënë kaq ngushtë qeverinë.
Askush nuk mund të vërtetojë nëse ky pretendim është i vërtetë, por në një botë ku perceptimi është gjithçka, kjo ka pak rendësi. Hetimi do të përceptohet si një tjëtër betejë, në një luftë të cilën askush nuk mund ta fitojë. Pyetja e vetme është se kush do të humbasë më pak? Erdoğani është shumë më i fuqishëm se Fethullah Gyleni, një predikues karizmatik, në mërgim të vetëimponuar në një fermë të Pensilvanisë që nga viti 1999, kur ushtria e fuqishme turke në atë kohë kërkoi që ta akuzonte për prishje të rendit laik. Por, Erdoğani rrëzikon shumë më tëpër si një lider i zgedhur. Prandaj, ka të ngjarë të shfaqet si një dështak i madh.
Për ironi të fatit, Lëvizja gyleniste, me numrin e madh të shkollave private në Turqi dhe në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-të, si dhe me perandorinë e saj mediatike dhe organizatat e lidhura me biznesin, ka qënë një aleate e afërt me Erdoğanin. Që nga fillimi, përqafoi prirjet konservatore dhe islame të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Ata jo vetëm që kishin një botëkuptim të ngjashëm, por gjithashtu kishin edhe një armik të përbashkët të fuqishëm: ushtrinë. U dëshën gati nënëtë vjet që ushtria turke, një organizatë që kishtë dominuar politikën e brendëshme të jashtme, të mundej politikisht dhe te shtyhej përsëri në kazermat e saj.
Me ushtrinë jashtë loje, dy lëvizjet filluan të dyshojnë te njëra-tjetra. Qeveria e Erdoğanit ndihej vazhdimisht e kërcënuar nga fuqia e levizjes së Gylenit, e cila dukej se po i kalontë kufijtë duke shtuar pasuesit dhe duke dashur të ndëshkojë kritikët e saj në media e gjetkë. Lëvizja gyleniste po bëhej akoma në e fuqishme me fuqizimin e Erdoganit dhe dominimin e tij të plotë në skenën politike turke. Kjo nuk është vetëm një akuzë për korrupsion, e hëdhur prej vitesh, por edhe përballë nje opozitë të pafat e të parëndësishme, AKP-ja dhe Erdogani në veçanti, erdhën për ta parë Turqinë si pronën e tyre private.
Në ballafaqimet e tyre që kishin nisur të lulëzonin, të dyja palët bënë gabime të mëdha. Lëvizja gylenistë, e pakënaqur më hapjen ndaj kurdëve dhe në mënyrë të veçantë ndaj Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), vendosi të vërë në shënjestër ndërmjetësin kurd të Erdoganit si dhe njërin prej zyrtarëve të tij më të besuar, shefin e inteligjencë, Hakan Fidan.
Erdogani mbrojti Fidan-in. Por, ishte i vendosur të rrëzontë lëvizjen gyleniste. Së pari, duke përshpejtuar spastrimet e pasuesve të tij nga institucionet shtetërore. Goditja e tij e fundit erdhi kur ai vendosi, me goditjen e lapsit, të eliminojë “ders’hanet”, një përandori gyleniste e shkollave përgatitore për qindra e mijëra studentë që duan të japin provimin e pranimit në universitet.
Kjo përpjekje për të eliminuar një prëj sipërmarrjeve më fitimprurëse të lëvizjes gyleniste, më e pakta, forcoi lëvizjen dhe kundërshtimin e saj ndaj Erdoganit. Ashtu si rasti Fidan ishte nje gabim kolosal nga ana e levizjes së Gylenit, ky ishtë një gabim të të njëjtën shkalle nga ana e Erdoganit.. zhurma që pasoi, e detyroi që ta shtyje zbatimin e këtij vendimi.
Është e vështirë të thuhet sot, nëse ky hetim për korrupsion prej vitesh, është nisur nga lëvizja e Gylenit, apo thjeshtë nga pasues të ndërshëm që kanë bërë punën e tyre. Ashtu si me protestat e Gezi Parkut në fillim të këtij viti, mbështetësit e AKP-së kanë dalë më teori konspirative të përpunuara, në mos patetike, që përfshijnë ameikanët, Izraelin, agjencitë e huaja të lajmeve dhe ku e di unë se çfarë. Ajo që nuk mund të fshihet është goditja e ashpër e provuar nga AKP-ja; në prag të zgjedhjeve bashkiake të marsit, gjë që e dobëson dhe huton Erdoganin, rrit shanset për fitore të mundshme nga ana e opozitës në Stamboll dhe Ankara dhe krijon pakënaqsi dhe ndarje të mëtejshme brënda AKP-së.
Ka nga ata që shikojnë nga stoli, dimodos laikët e vijës së ashpër, të cilët kritikojnë të dyja palët dhe i gëzohen kësaj që ngjan si nëna e të gjitha betejave. Ata me siguri do të ndihen të zhgënjyer s nga menyra se si Erdogani do t’i mbijetojë kësaj krize. Ai është ende shumë i fuqishëm dhe i popullarizuar dhe kontrollon një pjesë të madhe të mediave sot.
Ai është dobësuar dhe hetimi mund të zërë në grackë edhe të tjerë më lartë. Mirëpo, menaxhimi i krizës, siç u pa me protestat e Gezi Parkut, nuk është kostumi i preferuar i tij dhe i partisë që ai drejton. Të dyja, ka mundësi të bëjnë më shumë gabime, sidomos nëse vazhdojnë të besojnë në thurjen e komploteve dashakeqe. Analizat e keqija prodhojnë rezultate të këqija në politike. Lëvizja gyleniste do të mbijetojë pavarësisht nga hakmarrja që mund të vijë nga qeveria. Por, edhe përceptimi se ajo ështe një levizje sektrete e papërgjgjshme dhe e mirë financuar do të rritet. Megjithatë, ajo i ka hedhur rrënjet shumë thellë në shoqëri që të mund të zhduket kaq shpejt.
Ndonëse mund të ketë dy humbës, ka gjithashtu edhe një fitues të vërtetë: Presidenti Abdullah Gyl, i cili pritet t’i hapë rrugën Erdoganit në Presidencë verën e ardhshme. Nuk është sekret se Gyl do të do të dontë të kthehej në Kryeministri, gjë që përbën një sfidë për Erdoganin. Pushteti ekzekutiv është kryesisht i kryeministrit dhe Erdogani, përkundrazi, do të dontë dikë të përpunueshëm që të zinte postin e tij.
AKP-ja, gjithnjë e më shumë, e sikletosur nga fuqia e madhe e Erdoganit, ka bërë një pelegrinazh në pallatin presidencial për t’i kërkuar Gylit të ndërhyjë, ose më mirë, të rikthehet në politike. Gyli ka treguar aftësi të madhe, qetësi dhe maturi gjatë rolit të tij në presidencë. Shumë i kanë ngjitur kodrat e Çankajës dhe shakaja që qarkullon në Ankara thotë se presidenca është “Muri i ri i Vajtimi”.
Nëse kjo krizë rezulton në rivendosje e një ekuilibri dhe kufizimin e forcës së një pushteti gjithnjë e më të papërgjegjshëm, athëherë demokracia turke mund të jetë fituesi tjetër.
Burimi: El Monitor