İran

190 shtete votuan në favor të propozimit të Iranit, kundër dhunës, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

 Të enjten, 190 vende votuan në favor të propozimit të Iranit për të denoncuar ekstremizmin dhe dhunën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


     Presidenti  i Iranit, Hassan Rouhani në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, ofroi propozimin e Iranit për të denoncuar ekstremizmin e dhunën dhe ideja e tij u miratua me 190 vota pozitive dhe u shndërrua në një rezolutë të enjten.


       Sipas agjencisë IRNA, të gjitha shtetet anëtare dhanë vota pozitive  dhe asnjë vend nuk e kundërshtojë atë.


      Edhe  pse SHBA-ja dhe Kanada të cilat gjithmonë i kundërshtojnë propozimet e Iranit në tubimet ndërkombëtare këtë herë e miratuan propozimin e Iranit.


      Përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB tha se Uashingtoni beson se me bisedime është metoda më e mirë në trajtimin e ekstremizmit dhe dhunës në botë.


      Ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara, Muhammed Khazaei  tha për  agjencinë IRNA, se regjimi cionist i Izraelit është i zemëruar me miratimin e propozimit  të Kryetarit të Iranit, Hassan Rouhani, kundër—radikalizmit, që tani  është një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.