İslamofobe

Kompania ajrore amerikane kërkon falje për diskriminimin ndaj gruas muslimane amerikane

Një kompani ajrore amerikane ka kërkuar falje për diskriminimin ndaj një gruje muslimane amerikane pasi një stjuardeshë e akuzoi atë se është terroriste duke refuzuar t’i japë një kanaçe të pahapur e sode.

Javën e kaluar, Tahira  Ahmad tha në Facebook-un e saj tha se një stjuardeshë gjatë fluturimit në aeroplan e kishte diskriminuar ate sepse ajo nuk i dha një kanaçe të pahapur sode, duke arsyetuar se kinse ajo mund të përdorin kanaqen e pahapur  si armë.

Kompania Ajrore   United Airlines tha në një deklaratë, Zonja Ahmedi ështe klientja jonë  dhe ne kërkojmë ndjesë prej saj për atë që ka ndodhur gjatë fluturimit në aeroplan.

Pas hetimit të kësaj çështje, kompania ajrore United Airline ka siguruar se ajo stjuardeshë nuk do t’ju shërbejë më udhëtarëve, kështu deklaroi Charles Hobart, një zëdhënës për kompanine ajrore United United Airlines.

Kompania ajrore United Airlines nuk toleron sjellje që janë  diskriminuese - ose që duken që janë diskriminuese - kundër klientëve tanë ose punonjësvet, tha Charles Hobart.

Megjithatë, ai nuk e përmendi nëse puntorja, stjuardesha, është pushuar nga puna.

Aktivistja amerikane Safijja Sarkin e përshkroi incidentin si të neveritshëm dhe tha se praktikat diskriminuese duhet të ndalohen në të gjithë botën.

Unë  e shoh këtë si të neveritshme dhe nuk ka asnjë justifikim për praktikat diskriminuese, kur një person është një person i pafajshëm në një avion, tha për Press TV kryetarja dhe  themeluesja e Shoqates  Gratë  Përtej  Mbijetesës.

Praktikat diskriminuese nuk duhet të lejohen në asnjë vend në këtë planet, tha ajo. Unë do të të jem e para që do të bojkotoi linjat ajrore amerikane.

Zonja Tahira  Ahmad   është udhëheqëse e Angazhimit Ndërfetarë  pranë     Northwestern University.