Padi kundër Dodikut për mohim të gjenocidit
Shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit dhe Shoqata “Lëvizja e nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës” kanë ngrit padi penale kundër Milorad Dodikut, kryetarit të entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të” shkaktimit të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 163 të Kodit penal të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilin e ka kryer ashtu që ” në shumë raste, gjatë prezantimeve publike, me paturpësi dhe pa kurrfarë pieteti elementar, ka nënçmuar viktimat e krimeve, gjatë së cilës haptas në disa raste ka mohuar krimin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë”.
Paraqitja e tillë e fundit e tij ka ndodhur me 26 maj 2015, me ç’rast duke komentuar propozimin e nënkryetarit të entitetit serb Ramiz Salkiqit për aprovimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, dërguar Kuvendit Popullor të Republikës Serbe ka deklaruar: “Qëndrimi ynë është i qartë. Askush nuk e mohon se në Srebrenicë ka ndodhur krimi, por jo edhe gjenocidi, në të cilin me këmbëngulje insiston Sarajeva. Na vjen keq që ka ndodhur krimi në atë qytet, dhe që shumë njerëz kanë pësuar aty, edhe pse kemi informata zyrtare të cilët flasin për shumë më pak viktima nga ato të cilët i përmendin politikanët boshnjak”.
“ Me këtë deklaratë Milorad Dodiku si bartës i pushtetit ekzekutiv në Republikën Serbe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, edhe pse ai është vendosur me aktgjykimin fuqiplotë të Gjyqit Ndërkombëtar në Hagë, dhe se mohimi i vet aktgjykimit të gjyqit, me të cilin ajo humb në rëndësinë e saj për vet viktimat në aspektin e njohjes të krimit dhe vuajtjes të cilët viktimat e krimit kanë përjetuar”, është komunikuar nga këto dy shoqata të viktimave të gjenocidit nga Bosnja dhe Hercegovina. Padinë penale e kanë paraqitur në Prokurorinë kantonale të Sarajevës dhe Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në janar të vitit 2007 Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë e ka karakterizuar veprimet e forcave serbe në Srebrenicë si gjenocid.
Burimi: globalcir