Kulturë

Biblioteka Tarxhuman-i Vahi ka mbi 560.000 kopje të përkthimeve të Kur'anit në gjuhë të ndryshme

Biblioteka e Institutit Tarxhuman-i Vahi  në Iran ka mbledhur përkthime të Kur'anit fisnik në gjuhë të ndryshme.

Aktualisht, ajo ka më shumë se 560.800 kopje të Kur'anit të përkthyera nga 1262 përkthyes, në 145 gjuhë.

Instituti ka shënuar, kataloguar edhe të gjithë përkthyesit, komentuesit  dhe hulumtuesit të cilët vizitojnë bibliotekën mund të gjejnë informacion për përkthyesin, sfondi i tij, përgatitjen e tij, gjuhën, aftësin e tij, përkatësia e tij fetare, cilësinë e përkthimit, cilësinë e botimit etj.

Instituti Tarxhuman Vahi  ose Qendra për Përkthimin e Kur'anit të Shenjtë, është themeluar në vitin 1994 në Republikën Islamike të Iranit me qëllim të prezantimit të përkthime të besueshme  të Kur'anit.

Dijetarët e Qendrës për Përkthimin e Kur’anit  kanë paraqitur përkthyesit e Kur'anit në gjuhë të ndryshme të tilla si anglisht, frëngjisht, turqisht, në gjuhën azere, në gjuhën kineze, spanjolle dhe urdu.

Ata gjithashtu janë duke punuar për përkthimin e Librit të Shenjtë, Kur’anit,  në një numër të gjuhëve të tjera.

Burimi: IQNA News