Kulturë

1,000 të ftuar të huaj marrin pjesë në përkujimin e Imam Homeinit

Një total prej 1,000 të ftuarve  të huaj do të marrin pjesë në ceremonitë e përkujimit me rastin e përvjetorit të kalimin në Ahiret të Imam Homeinit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Babai  i  Revolucionit Islamik.

Zyrtari përgjegjës për Komisionin e Mysafirëve të Jashtëm, Sejjid Kamal Musavizadeh tha se të ftuarit do të jetë nga 45 shtete. .

Ai tha se të ftuarit përfaqësojnë shtresa të ndryshme ushtarake, politike kulturore dhe shoqërore.  

Ai tha se të ftuarit janë nga Iraku, Jemeni, Siria, Gjermania, Rusia, Holanda, Malajzia, India, Bangladeshi, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Ai vazhdoi duke thënë se të ftuarit kanë ardhur sot në Iran  dhe do të qëndrojnë këtu pas ceremonive për të marrë pjesë në seminare dhe programeve të caktuara.

Prania e mysafirëve të huaj në ceremonitë përkujtimore për Imam Homeinin është me rëndësi të madhe duke pasur parasysh fushatat e vazhdueshme  me propagandë  kundër Iranit, shtoi ai.

Burimi: IRNA