Një Muze për Kur'an dhe dorëshkrime të Kur’anit
Drejtori i Biblioteka Kombëtare dhe Organizatës së Arkivave të Iranit (NLAI) tha se Biblioteka Kombëtare ka në plan të themeloj një Muze të Kur'anit dhe të Dorëshkrimeve të Kur’anit.
Duke folur gjatë një vizite në Agjencinë e Kur'anore Ndërkombëtare të Lajmeve (IQNA), Sejjid Riza Salehi Amiri shtoi se një ndërtesë është përcaktuar për muze dhe ajo do të përurohet në të ardhmen e afërt.
Ai shtoi se ka në plan të marrë kopje të Kur'anit, dorëshkrime të Kur’anit, nga e gjithë bota për të zhvilluar thesarin Kur'aninor të Bibliotekës Kombëtare të Iranit.
Diku tjetër në fjalën e tij, Sejjid Riza Salehi Amiri ka shprehur shqetësimet lidhur me situatën në vendet e rajonit, veçanërisht në Siri, ku, ndër të tjera, janë paraqitur kërcënimet ndaj kopjeve të dorëshkrimeve të rralla të Kur’anit dhe librave të tjerë.
Përhapja e grupeve terroriste në vendet e Lindjes së Mesme ka rrezikuar trashëgiminë kulturore të këtyre vendeve.
Në Siri dhe Irak, për shembull, dy shtete me trashëgimi të paçmuar kulturore, janë në rrezik serioz, shumë artefakte dhe dorëshkrime të rralla janë kontrabanduar përtej kufijve, disa janë shkatërruar nga duart e militantëve tekfiristë të ISIL-it apo i ashtuquajturi Shtetit Islamik i Irakut dhe Levantit, një grup terroristë.
Raportet tregojnë se mijëra objekte, artefakte siriane dhe irakiane deri më tani janë kontrabanduar nga mafia dhe bandat.
Për më tepër, militantët e huaj që përkrahin tekfiristët kanë nisur një program sistematik për të dëmtuar, për të shkatërruar vendet historike.
Militantët e ISIL-it kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha toke në Siri dhe Irak, duke terrorizuar dhe vrarë njerëz nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe muslimanët shiitë, muslumanët sunnitë, kurdët dhe të krishterët, nëpër zonat që ata i kontrollojnë.
Burimi: IQNA News