A duhet të ketë frikë Shqipëria nga kërrcënimet e İSİS?
Pas sulmeve të famshme terrorriste në Lindjen e Mesme, por edhe në disa zona të Europës, pas sulmit të famshëm të Scharlie Hebdo, vjen një kërrcënim tepër i rrallë.
Seksioni
për media i ISIS-it e ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin,
në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në
Ballkan. Aty paraqitet edhe dy shqiptarë njëri prej të cilëve, Abu
Muqatil (Al Kosova) hedh edhe kërcënimet për Shqipërinë, Kosovën e
Maqedoninë. Ndërsa militanti tjetër shqiptar i ISIS, Al Albani, emri i vërtetë
i të cilit nuk dihet bën thirrje për bashkimin e mylimanëve dhe tentativën për
përçarje që sipas tij po u bëhet muslimanëve. Pas fjalës Al Albani, i cili foli
edhe i pari në shqip, në video është futur edhe kontekst i ateizmit komunist
shqiptar dhe flitet për Enver Hoxhën si lideri i parë që shpalli Shqipërinë
vendin e parë ateist. Më tej në video thuhet se siç edhe u provua
komunizmi e pati fundin e saj. Videoja është publikuar në faqen zyrtare të ISIS
ku janë publikur shpesh herë edhe
kërcënime drejt vendeve të tjera, por edhe video horror të militantëve të ISIS.
Mesazhi kërcënues i Al Kosova “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që
i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe
gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja
bani myslimanëve. Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni
bërë dinit të Allahut”. “Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe
përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut” “Vallahi do të vijnë
ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni
frikë të punoni nëpër zyrat e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të
trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të
trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini. Ne do t’ju
mposhtim juve me lejen e Allahut. Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do
t’ju vijmë me eksplozivë”. Fjala e plotë e militantit tjetër shqiptar të ISIS
Al Albani ( 05:50 në videon e plotë) “O mysliman, ne jemi një umet. Umeti i
profetit Allah. Umedi, Umedi më i dashur i Allahut të madhëruar prandaj dhe
umedi islam është umedi i trimave, i luanve. Duhet të jetë i bashkuar që fjala
e Allahut të jetë më e largëta dhe fjala e (Tagutëve), e armiqve të jetë më e
poshtra dhe më e ulëta. Myslimanët tanë jetojnë krenar në familjet e tyre me
vëllezërit e tyre sepse ata janë duke luftuar për të ngritur lartë fjalën e
Allahut të madhëruar. Armiqtë e Islamit e dinë rrezikun e prandaj ata mund të
mundohen me çdo lloj mënyrë që të shkatërrojnë këtë shtet. Ata mundohen me
çdolloj forme që t’i përçajnë myslimanët dhe t’i largojnë ata prej Dinit të
Allahut ata përdorin çfarëdo lloj mënyre që është e mundur vetëm që myslimanët
të mos bashkohen dhe të bëhen si një trup i vetëm sepse nëse myslimanët bëhen një
trup i vetëm, ata e dinë se është fundi. “
Ata cilësojnë shqiptarët si ateistë
dhe i kërcënojnë se do të vijnë ditë të zeza për ta ku do të kenë frikë të ecin
në rrugë, të punojnë në zyrë e do të tmerrohen në shtëpitë e tyre. “Ne do t’ju
vijmë më njerëz që e duan vdekjen më shumë se jetën dhe do të luftojmë derisa
të ngremë fjalën e Allahut dhe kjo do të ndodhë së shpejti”, thonë ata përkrah
mjaft kërcënimeve të tjera.
Në
nkëtë video propagandistike në internet të publikuar së fundi me logon e
“Alhayat Media Center”, e cila njihet si media e ISIS, kërcënohen shtetet
ballkanike dhe Shqipëria, por a duhet të ketë frikë Shqipëria nga këto kërrcënime???
Ata kërrcënojnë duke iu
drejtuar shtetasve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe shteteve të tjera
ballkanike, ata shprehen: “Do të vijnë ditë të zeza për ju. Ne nuk i harrojmë
ato që ju u keni bërë myslimanëve; do të keni frikë të ecni në rrugë; do të
keni frikë të punoni nëpër zyrat e tuaja; do të tmerroheni edhe në shtëpitë
tuaja. Do të veprojmë me ju, ashtu siç kemi bërë në Irak me ushtrinë e tyre. Do
t’ju vijmë me njerëz që e duan vdekjen më shumë se jetën. Ne do të luftojmë
derisa ta ngremë fjalën e Allahut në atë vend dhe kjo gjë do të ndodhë së
shpejti”.
Fill pas kësaj videoje vjen lajmi për ekzekutimin e njërit prej
xhihadistëve të shfaqur në video, ndërkohë nëpër rrethinat e Shqipërisë u
arrestuan grupe të dyshimta terroriste. Reagimet e popullit shqiptar qenë shpërthyese
për këto deklarata të frikshme të Organizatës më të pamëshirshme që është parë qysh
pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk dihet nëse Shqipëria duhet të ketë frikë nga këto
kërrcënime, por sidoqoftë fundit, dicka dihet me siguri. Do qendrojmë të
bashkuar për të luftuar këtë organizatë e cila ka marrë rolin e All-Llahut, por
që nuk është kurrësesi në rrugën e Tij.