Konferencë e planifikuar në Xhakartë mbi metodën e komentimit të Kur’anit nga Allameh Tabatabai
Një konferencë mbi metodën e interpretimit të Kur’anit nga Allameh Tabatabai në el-Mizan fi Tefsir el-Kur'an është planifikuar të mbahet në Xhakarta, Indonezi.
Vendimi për të mbajtur këtë konferencë është bërë në një takim të atasheut kulturor iranian në Indonezi dhe zëvendës kancelarit të Universitetit të Shkencave Kur'anore, raporton faqja e Organizatës për Marrëdhënie dhe Kulturë Islamike (ICRO).
Në këtë takim, Huxhatullah Ibrahimian dhe Dervish Houd diskutuan mënyrat për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ranë dakord për të organizuar bashkërisht Konferencën Kur'anore.
U vendos që një konferencë paraprake të mbahet rreth temës për muajin e shenjtë të Ramazanit (18 qershor - 17 korrik 2015).
Diku tjetër gjatë takimit, Huxhatullah Ibrahimian nënvizoi potencialet e Iranit dhe Indonezisë për të ndarë përvojat e tyre në fushat Kur'anore.
Dervish Houd, nga ana e tij, tha se Universiteti i Shkencave Kur'anore në Xhakartë është i gatshëm për të zgjeruar bashkëpunimin me Qendrën Kulturore Iraniane në fushat Kur'anore.
Libri Al-Mizan fi Tefsir el-Kur'an është emri i veprës madhështore, komentim i Kur'anit në gjuhën arabe nga dijetari i shquar Iranian, Allameh Tabatabai.
Al-Mizan është e njohur si një nga komentet më të njohura dhe më të plota të Kur’anit.