Një libër për jetën e Imam Homeinit u botua në Armeni
U botua në Armeni një përkthim në gjuhën armene i një libri me titull ”Jeta e Imam Homeinit”.
Libri doli në dritë me rastin e përvjetorit të 26-të të kalimin në Ahiret të Imam Homeinit.
Sipas Organizatës për Kulturë Islame dhe Marëdhënie (ICRO), përkthimi është botuar nga Qendra Kulturore Iraniane në Armeni, në bashkëpunim me me Shtëpinë Botuese Voskan Yerevantsi Publications në Jerevan, Armeni.
Ali Sabzian është autor i librit dhe libri është përkthyer nga George Ibrahimi dhe është redaktuar nga Narineh Gregurian.
Libri me vlerë është përkthyer është dhe publikuar me qëllim që të paraqiten virtytet morale të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Libri përmban jetën e Imam Homeinit së bashku me fotografi në mënyrë që lexuesit të njohtohen me aspektet individuale dhe shoqërore të jetës së tij.
Martesa në muajin e shenjtë të Ramazanit, Stabiliteti i familjes sipas Kur'anit, Shtëpia e vogël, Jini të sinqertë me fëmijët, Ftesë për durim dhe falje, Shtëpia ime e humbur?, janë disa nga titujt e kapitujve të librit.
Dita 4 qershor shënon përvjetorin e kalimit në Ahiret të Imam Homeinit.
Ajetullah Ruhollah Mousavi Homeini, i njohur më mirë si Imam Homeini, ka lindur në qytetin qendror të Iranit, në Homein, më 24 shtator 1902 në një familje dijetarësh.
Ai udhëhoqi në vitin 1979 Revolucionit Islamik të Iranit, i cila arriti kulmin në shkatërrimin e monarkisë së Muhammed Riza Pahlavi-it, të cilin e përkrahnin shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Muhammed Riza Pahlavi ishte mbreti i fundit i Iranit.
Imam Homeini ndrroi jetë më 4 qershor, 1989 në moshën 87 vjeçare.
Burimi: IQNA News