Siria

Kryengritësit në Siri luftojnë njëri-tjetrin

Përleshjet e armatosura më të freskëta shpërthyen të premten, më 13 dhjetor 2013, në mes të grupeve terroriste në qytetet e Raka, Halep, Hama, dhe Idlib, sipas raporteve lokale dhe rajonale.

Në rastin e fundit të grindjeve të brendshme mes bandave rivale, kryengritësit dhe terroristët të ndihmuar nga të huajt që luftojnë qeverinë siriane, shumë militantë janë raportuar se janë vrarë dhe  plagosur në një numër lokalitetesh, sipas faqes e Al - Alam.


      Përleshjet e armatosura më të freskëta shpërthyen të premten, më 13 dhjetor 2013, në mes të grupeve terroriste në qytetet e Raka, Halep,  Hama, dhe Idlib, sipas raporteve lokale dhe rajonale.


      Në Raka, luftimet shpërthyen mes anëtarëve të grupit terrorist të quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levant ( Isil ) dhe atyre të el -Kaidas e lidhur me Frontin el – Nusra, ku u vra një anëtar i Isil-it, në një zonë të qytetit e cila mbahet nga militantët e Frontit el - Nusra pran kufirit të Sirisë me Turqinë.

     Në Idlib, grupi i el – Kaidas, i lidhur me Xhajsh el-Islam sulmuan militantët e përkrahur nga Perëndimi , e ashtuquejtura Ushtria e Lirë Siriane (AMF) dhe iu konfiskuan armët dhe furnizime të tjera ushtarake.


     Ushtria siriane, po ashtu, ka bombarduar një ndërtesë funksionale e cila dikur shërbente si Gjykatë Ushtarake në Rakka, kurse gjatë luftës  përdorej nga kryengritësit, të cilëve ju shkaktuan shumë viktima.

     Raportet që vijnë nga Siria më tej theksojnë se anëtarët e bandës terroriste Isil janë duke luftuar grupe të tjera militante në Hama, ka të dy palët viktima.

     Gjatë vitit të kaluar, mijëra militantë të huaj kanë ardhur në Siri për të luftuar kundër forcave qeveritare.


     Analistët e këshilltarit britanik të mbrojtjes IHS Jane -së në Londër  vlerësojnë se mbi 15.000 militantë të huaj, duke përfshirë këtu edhe amerikanë dhe evropianë, janë duke luftuar kundër qeverisë, kryetarit të Sirisë Bashar al-Assad.

     SHBA dhe disa aleatë të saj, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë, në mënyrë të hapur përkrahin kryengritësit në Siri.

     Ushtria Kombëtare e Sirisë filloi një operacion ushtarak në një shkallë të gjerë, në muajin maj 2013, në krahinat kryesore të vendit për të rivendosur sigurinë dhe lirimin e qytetarëve nga kërcënimet terroriste.

      Siria u godit nga trazira të dhunshme që nga mesi i muajit mars 2011, ku qeveria siriane akuzon aktorë të huaj, kryesisht Arabinë Saudite dhe Turqinë, për orkestrimin e konfliktit duke i përkrahur  grupet militante të opozitës me armë dhe të holla .

Burimi: El Alem