Panairi “Tirana open” që i dha rëndësi librit artistik dhe jo fese si art.
Hapet për të disajtën herë panairi i librit artistik “Tirana Open” 2015. Një eveniment i jashtëzakonshëm kulturor i përcjelljes së mesazheve me anë të artit të fjalës së shkruar. Ky eveniment është i përvitshëm, por këtë vit ai celi vitin e tij gjigand në një ekspozitë libri me përmasa të mëdha. Kjo për vet faktin të luftohet disi monotonia e komunikimit virtual. Ti jepet më tepër rëndësi dijes së shkruar. Të zgjerohet horizonti i dijes së individit dhe të brakiset disi bota virtuale e internetit në komunikimin masiv.
Ky eveniment u hap të mërkurën, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në çeljen e Panairit të Librit dhe Artit “Tirana Open”, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Panairi zhvillohet në kuadër të politikave për stimulimin e artistëve të rinj, sepse Qeveria beson që Shqipëria mund të kthehet në destinacion artistik. Kjo ngjarje vjen në valën e investimeve të bëra për ringritjen e vlerave kulturore të vendit, si: Bunk-Art, Muzeu i Gjetheve apo rindërtimi dhe kthimi në destinacion historik e turistik i Muzeut Arkeologjik të Durrësit. “Tirana Open” vjen si iniciativë e publicistit, përkthyesit, albanologut, aktivistit, të ndjerit Ardian Klosi, ideator i këtij panairi që në vitin 2008. Festivali është i pari i këtij lloji në Ballkan dhe në të marrin pjesë artistë nga rajoni e më gjerë. Anri Sala, Adrian Paci dhe shkrimtari italian Roberto Saviano janë të ftuar të tij. “Tirana Open” do të mbahet i hapur shtatë ditë për publikun dhe në të ndërthuren katër shtylla kryesore, që përfshijnë librin, artet pamore, muzikën dhe arkitekturën.
Në panair qenë të pranishëm personalitete të larta të vendit, si dhe Ministrja e Kulturës nj. Mirela Kumbaro e cila cuditërisht përvec Ramër nuk u përmend nga mediat e shkruara apo vizive. Në panair morën pjesë amvisa të librit dhe artit brenda dhe jashtë vendit. Prania e librave të ftuar morri më tepër vëmendje në krahasim nga librat e tjerë. Në pah u dallua mungesa e librave fetarë, kryesisht Biblës dhe Kuranit sikurse këto të mos kishin art fjale në faqet e tyre zezë në të bardhë.Duhej të kërkoje në të gjihë panairin për të gjetur qoftë një literaturë të fjalës së All-Llahut a thua ishte kjo një fjalë jo e shëndoshë për amvisat e librit. Zgjidhja që mori kisha ishte përcjellja e këngëve të Zotit nëpërmjet megafonit në radio publike nga vet sacioni radiofonik italian “Radio Maria” me këngë meshe të huaja dhe shqiptare. Nga xhamia nuk pati asnjë reagim pavarësisht se kjo e fundit nuk vuan shumë për përcjelljen e fjalës së All-Llahut duke ditur se cdo ditë në cdo rrugë apo duqan ndodhet fjala e All-Llahut nën praninë e Ku’rani Kerim nëpër cdo cep të Tiranës.
Panairi vazhdon. Bashkë me të edhe reklamat politike sikurse ky panair zgjidhi cdo problem të qytetarëve shqiptar, sikurse të thyhet: “Në vend të punës lexoni libra, në vend të bukës, hani shkronja”!