Thirret ezani i namazit në 50 shtete të Amerikës
Nga një plazh në Havaje, në një xhami në Alaskë, në Disneyland, në Kaliforni, Xhemil Seid nga Farmington Hills, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e thirri ezanin e namazit në 50 shtete gjatë muajit të kaluar.
Natën e xhuma, të premten, babai i dy fëmijëve, në moshën 40-vjeçare, përfundoi udhëtimin e tij fetar. Në Shoqatën Islame të Detroitit në Rochester Hills, ku ai është myezin, që do të thotë ai që e këndon ezanin, e cila është thirrja për namaz pesë herë në ditë, për të njoftuar besimtarët se është koha për të adhuruae Zotin. Ai, Xhemil Sejid, besohet të jetë personi i parë i cili e ka thirrur ezanin për namaz në të gjitha shtetet, në 50 shtete, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishte i mahnitshëm, tha Xhemil Sejid për udhëtimin e tij 35-ditor në gjithë Amerikën. Ishte një udhëtim epik në shumë nivele..
Xhemil Sejidi ka bashkëvepruar me muslimanët e racave dhe etnive të ndryshme, dhe me shumë jo-muslimanë, si dhe, ka biseduar gjatë udhëtimit edhe në taksi, në aeroporte dhe nëpër xhami, njoftoi Detroit Free Press.
Unë jam befasuar nga bujaria, mikpritja dhe dashuria nga njerëzit që unë kurrë nuk i kam njohur më parë, tha Sejidi.
Në Havajë, ai e këndoi ezanin për namaz pas takimit me jomyslimanët në plazh. Në Kaliforni, ai e thirre ezanin brenda një mesxhidi në Disneyland. Pastaj, ai u takua me familjet e viktimave të krimeve të urrejtjes: në Chapel Hill, në Karolinën Veriore, në xhaminë ka kanë falur namazin tre studentë muslimanë që u qëlluan për vdekje në muajin janar, 2015, dhe në Kansas City u takua me babain e një djali somalian-amerikan të cilin e vranë.
Udhëtimi i tij erdhi në një kohë kur Islami është sërish në qendër të vëmendjes. Verdikti rreth bombardimit në Maratonën e Bostonit ka ndodhur pranë fillimit të udhëtimit, dhe të shtënat në Garlnand, Teksas dhe karikaturat anti-Islame kanë ndodhur pranë fundit të udhëtimit.
Në fillim, blogerët anti-Islam përhapën një artikull duke e dënuar, kritikuar rëndë udhëtimin e Sejidit, sepse kinse po shkakton shqetësim se mund të sulmohen nga armiqtë. Por Sejidi tha se ai kishte përvojë pozitive.
Përveç thirrjes së ezanit për namaz, Xhemil Sejid mbajti një predikim, i cili ishte fjalimin i fundit të Muhammedit [a.s.) që njihet në historinë si Fjalimi Lamtumirës, (Hytbeja Lamtumirëse) një fjalim që ai foli për barazinë racore dhe gjinore, për drejtësinë dhe paqen. Xhemil Sejidi tha se mesazhi i Profetit Muhammed [a.s.] është i nevojshëm sot më shumë se kurrë, duke ju përkujtuar se popullit ju mbushën sytë me lot, kur ai mbajti këtë fjalim.
Xhemil Sejid tha se ai shpreson se vizita e ndihmoi për promovimin e harmonisë në një kohë të përçarjes. Duke iu referuar sulmit me rastin e karikaturës, ai tha: Karikaturistët anti-Islam ” janë të helmuar me urrejtje”, por edhe njerëzit të cilët reaguan janë, gjithashtu. Kjo është e trishtueshme, kjo është bota në të cilën ne jetojmë. Feja, besimi është shpallur për t’i afruar, bashkuar njerëzit.”
Xhemil Sejidi shpreson të shkruajë një libër dhe të prodhoi një film dokumentar në lidhje me përvojat e tij. Logjistika e udhëtimeve ishte e vështirë. Por me ndihmën e besimit të tij, ai depërtoi.
Më në fund, Xhemil Sejidi tha: Nuk ishte e lehtë, por ndihma e Allahut gjithmonë vjen në kohë.
Burimi: IQNA News