Turqi

Qytetarët turq protestojnë kundër përkrahjes së Ankarasë për terroristët në Siri

Qindra qytetarë turq u mblodhën në qytetet Stamboll dhe Mersin  për të shprehur solidaritetin e tyre me luftën e Sirisë kundër grupeve terroriste të cilat janë mbështetur kryesisht nga qeveria turke.

Në Stamboll, demonstruesit të cilët u mblodhën në sheshin Kadykoy dënuan krimet terroriste kundër popullit sirian në Idlib, Jisr al-Shughour dhe qytete të tjera siriane, duke brohoritur parulla të solidaritetit në mbështetje të popullit sirian në luftën kundër mercenarëve terroristë  të përkrahur nga qeveria turke.

Në Mersin, populli i vlerësoi sirianët për luftën e tyre kundër terrorizmit.

Ata i kërkuan opinionin publik turk dhe ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës autorët e masakrave terroriste në Siri dhe për të mbështetur Sirinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Në muajin shkurt, Ministria e Jashtme e Turqisë konfirmoi se programi trajnues për militantët e opozitës siriane do të fillojë më 1 mars 2015 në Turqi.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanju Bilgic tha se programi do të fillojë më 1 mars.

Unë nuk mund të japë detaje të mëtejshme në lidhje me programin, shtoi Tanju Bilgic.

Më 20 shkurt 2015 Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu  kishte përmendur se rreth 2,000 persona të armatosur sirianë do të marrin pjesë në një program trajnimi në Turqi duke filluar në fillim të marsit.

Mevlut Çavusoglu tha se vendet e tjera, të tilla si Katari dhe Arabia Saudite, janë të angazhuar në programe të ngjashme.

Më 19 shkurt 2015, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje për të trajnuar-dhe-pajisur terroristët sirianë, thanë burimet diplomatike turke.

Siria është goditur nga trazira të dhunshme që prej mesit të muajit mars 2011, ku raportet e mediave perëndimore akuzojnë shtetet,  kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë dhe Arabinë Saudite për orkestrimin e konfliktit në Siri dhe sigurimin e grupeve terroriste me të holla, armë dhe mercenarë të trajnuar.

Burimi: FNA