Letra 31 e Imam Aliut, nga Nahxh-ul-Balagha, u botua në japonisht
Një përkthim japonisht i Letrës 31 nga Nahxh-ul-Balagha, të Imam Aliut është botuar në një libër të veçant në Iran.
Libri u përurua gjatë një ceremonie në Fondacionin Ndërkombëtar Nahxh-ul-Balagha në qytetin Kum, të shtunën, njoftoi njoftoi gazeta në gjuhën angleze Tehran Times.
Letra është përkthyer nga një ekip prej tre përkthyesve japonezë të udhëhequr nga Tosei Sano, profesor në Fakultetin e Komunikimit Ndërkulturor të Universitetit Ryukoku në Kioto, Japoni.
Letra 31 përmban fjalët e shkruara nga Imam Aliu, Imamit të parë të muslimanëve shi’itë, të birit të tij të parë Imam Hassanit. Në letër, Imam Aliu këshillon atë se si të çojë një jetë të suksesshme.
Libri, i cili është botuar nga Fondacioni Ndërkombëtar Nahxh-ul-Balagha, gjithashtu, sipas drejtorit të Fondacionit, Ajetullah Xhemaleddin Dinparvar, ka versionet në gjuhën arabe dhe perse.
Gjithashtu, i pranishëm në ceremoni, Tosei Sano ka thënë se ekipi i tij ka në plan të botojë përkthimin në të gjitha gazetat japoneze për të ndihmuar të krijojmë një lidhje të mirë midis popullit të Japonisë dhe fesë Islame.
Ai shtoi se të gjitha fjalët nga Imam Aliut, veçanërisht ato në Letrën 31, përcjellin dimensione të thella kulturore dhe arsimore, të cilat rezonojnë jashtëzakonisht edhe me lexuesit japonezë.
Nahxh ul-Balagha ( Shtegu i Elekuencës) u përpilua së pari nga Sherif Razi, e njohur në persisht si Sejjid Raziu, i cili e ka ndarë veprën në tre seksione që përmbajnë fjalimet, letrat, dhe thëniet e shkurtëra të Imam Aliut.