Islami nuk është fe e terrorit thonë studentët turq
Tridhjetë studentë kanë ardhur së bashku për të xhiruar një video në 16 gjuhë për të sfiduar atë që thonë ata se është kuptuar në mënyrë të gabuar Islami.
Pas sulmit në muajin janar në Charlie HEBDO dhe vrasjeve anti-semite në Francë u pasua nga një reagim i ashpër anti-musliman në Perëndim, 30 studentë turq kanë ardhur së bashku për të xhiruar një video në 16 gjuhë për të sfiduar atë që ata thonë se është kuptuar në mënyrë të gabuar Islami.
Duke përdorur thëniet e Profetit Muhammed dhe ajete nga Kur'ani, studentë nga Fakulteti i Teologjisë në Universitetin Marmara me qendër në Stamboll kanë shkuar në vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, gjatë një udhëtimi 15-ditor dhe folën për Islamin në 16 gjuhë para kamerës.
Ne ishim të ulur në një kafene me miqtë e mi pas sulmit në Charlie HEBDO dhe sulmeve zjarrvënëse në xhamitë e Suedisë dhe mendonim: Çfarë mund të bëjmë në mënyrë që të tregojmë se nuk ka lidhje midis terrorizmit dhe Islamit ... Ne vendosëm që të përgatisim një video me thëniet e profetit Muhammed , thotë Mesut Arslan, 24 vjeçar, një student në vitin e tretë në Universitetin Marmara, i cili është producent i projektit.
Dymbëdhjetë persona u vranë më 7 janar, kur dy persona të armatosur të maskuar sulmuan në Paris zyrën e revistës Charlie HEBDO, e njohur për shtypjen e materialit të diskutueshëm, duke përfshirë karikaturat fyese të Profetit Muhammed në vitin 2006 dhe 2012.
Një tjetër person i armatosur vrau një oficer të policisë komunale dhe katër persona të tjerë në një incident tjetër në një supermarket në Porte de Vincennes.
Në dhjetor, tri xhami u sulmuan nga zjarrvënësit në qytetet suedeze Eskilstuna, Eslov dhe Uppsala. Policia suedeze ka rritur sigurinë përreth xhamive në Suedi.
Në muajin shkurt, tre të rinj muslimanë - Deah Barakat, 23 vjeçar, gruaja e tij Yusor Muhammed, 21 vjeçare dhe motra e saj Razan Muhammed Abu-Salha, 19 vjeçar - janë vrarë në Karolinën e Veriut nga fqinji i tyre në atë që shumica janë duke e quajtur krim të urrejtjes.
Videoja fillon si vijon: Muslimanët nuk do të përgjigjen për sulmet e bëra kundër Profetit Muhamed me metoda jo të miratuara nga ai apo sipas mësimeve të tij
Burimi: World Bulletin