Ndarja e re admınıstratıve rrezıkon demokracınë e votës
Ndarja e re administrative mund të verë në diskutim demokracinë e votës. Sipas të dhënave, rezulton se Qeveria e re ka vendosur të kryejë ndarjen e re adminisraive zgjedhore e cila, sipas saj, do ti japë fund frikës së vjedhjes së votës. Kjo ndarje ka sjellë shkrirjen e Komunave duke lënë në mbijetesë vetëm 28 Bashki gjithësej. Sipas opozitës, kjo ndarje sjell vjedhjen e votës me hipokrizi, sepse duke ditur që Qeveria zotëron bindshmën pjesën më të madhe të Bashkive në vend, ajo kryen një ndarje të atillë në mënyrë që të kettë nën kontrol zotimin e votës së qytetarëve. Këto ndarje do të kryhen sipas ndarjes Administrativo-Territoriale të Bashkive më të mëdha në vend men ë krye Bashkinë e Tiranës. Kjo sjell si pasojë që të ndryshojë komplet struktura e votimit nga 1 kandida në një njësi vendore, pra nuk votohet kandidati, por njësia vendore ku ky kandidat supozon kandidimin e tij.
Ky ligj u miratua në Shtator të vitit të kaluar pa konsensusin e Opozitës e cila e konsideroi këtë ndarje si vjedhje të hapur të votës së qytetarëve.
Në ndarjen e re pritet që të merret parasysh ndarja aktuale territoriale, lëvizjet e popullsisë, lidhjet kulturore dhe ekonomike etj. Në relacionin e përgatitur nga qeveria për këtë draft, thuhet se në përcaktimin e kritereve, grupi i punës zgjodhi përcaktimin e një numri të vogël kriteresh, të cilat sipas tyre, do t’i japin një fleksibilitet komiteteve në qarqe në hartimin e propozimeve. Si parim udhëheqës për grupet e punës është vendosur rimarrja në konsideratë e ndarjes së vjetër territoriale në rrethe. Sipas qeverisë, rimarrja e konceptit të madhësisë territoriale të rrethit bëhet edhe për shkak se bashkitë kryesore sot janë të vendosura në qendrat e rretheve dhe si parim konsolidimi territorial apo ndarja e re administrativo-territoriale synon uljen e fragmentarizimit dhe krijimin e njësive vendore më të mëdha.
Çdo njësi e re duhet të garantojë masën kritike të domosdoshme për funksionimin si p.sh. ekzistencën e rrjetit të shkollave, spitaleve, qendrat e kujdesit social, shërbimet e policisë, të shërbimit zjarrfikës, të shërbimeve të transportit interurban, të shërbimeve shtetërore apo private në funksion të qytetarëve dhe bizneseve si degët e tatimeve, postave, të rrjetit bankar etj, si dhe të ekzistencës të një baze ekonomike dhe burimeve të të ardhurave të mjaftueshme vendore.
Mbi të gjitha, NJQV duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, që nënkupton një popullsi mesatarisht mbi 30.000 banorë në zonat me densitet të lartë popullsie, mbi 20.000 banorë në zonat me densitet të mesëm popullsisë dhe mbi 10.000 banorë në zonat me densitet të ulët popullsie. Densiteti i popullsisë në secilin qark përcaktohet nga INSTAT sipas praktikës së përdorur deri tani. Në llogaritjen e numrit të popullsisë do të merren për bazë të dhënat e Censusit 2011. Sipas relacionit të qeverisë, përcaktimi i një numri popullsie të ndryshëm bëhet për shkak se terreni gjeografik i Shqipërisë është shume i ndryshëm dhe përqendrimi i popullsisë është kryesisht në zonat e ulëta. Nëse 30.000 banorë në ultësirën perëndimore janë lehtësisht të arritshëm, këto shifra bëhen shumë të larta për zonat kodrinore dhe malore të vendit. Kriteri i fundit lidhet me historinë dhe traditat e zonës.
Kjo ndarje, sipas qeverisë do të sjellë prioritet të konsiderueshëm të strategjisë gjeografike dhe regjistrimit të popullsisë në shkallë vendi edhe rajoni. Kjo ndarje, mund të sjellë rregull të caktuar në hartën gjeografike apo vendore, por hedh hije dyshimi mbi politizimin e votës së lirë të cilës, më 23 qershor të 2013-ës ju rekomandua me vulë europiane demokracia e plotë dhe e paluftueshme. Pavarësisht qëllimeve pozitive dhe reklamave të jashtme, në brendësi të qëllimit qendron një hije gri mbi kërkesat politike të atyre që zotërojnë maxhorancën të cilëve nuk ju duk me vend kjo ndarje para 2013-ës, por pas 2013-ës, fill në periudhën e fitores dhe pikërisht u miratua pa konsensus opozitar direkt një vit para zgjedhjeve lokale epër të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Dëshira e kësaj qeverie për te futur në burg spihuna e sigurimit të shtetit të cilët ose janë nga 90-vjec e sipër ose kanë vdekur, duke propozuar hapjen e dosjeve dhe kjo ndarje e papritur administraive për përvetësim të gjithckaje që tashmë zotëron lirinë, sjell tek ne hapa dyshuese të një qeverisje me vese diktatoriale dhe mbytëse për një shoqëri të lirë e cila synon bashkëjetesën europiane si të ardhme të mundshme.