Kulturë

Muslimanët e Gjeorgjisë me TV Online

Departamenti për Çështje Muslimane  në Republikën e Gjeorgjisë ka inauguruar një televizion në internet.

   

Televizioni ka për qëllim zhvillimin e mësimeve fetare dhe shpërndarjen e informatave për myslimanët në Gjeorgji, raporton faqja islam.az website.

   

Shejh Ramin Igidov, kreu i departamentit për çështje fetare, tha se TV në internet  do t’i shërbejë fesë Islame dhe shoqërisë muslimane.

   

Gjeorgjia është një vend në rajonin e Kaukazit ku shumica janë të krishterë.

    

Islami në Gjeorgji u paraqitë në vitet e para pas shpalljes së fesë Islame. Aktualisht, muslimanët përbëjnë rreth dhjetë për qind të popullsisë së Gjeorgjisë. 

Burimi: IQNA News