Kulturë

Harvardi e pranon ajetin Kur'anor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë

Shkolla e Harvardit, një nga institucionet më prestigjioze të këtij lloji në botë, ka vendosur një ajet të Kur'anit të Shenjtë në hyrje të bibliotekës së fakultetit, duke e përshkruar ajetin e Kur’anit si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori.

   

Ajeti 135 i sures En-Nisa (Gratë) është vendosur në një mur përball hyrjes kryesore të Fakultetit, ku janë paraqitur frazat më të mira që i përkasin drejtësisë: 

    

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) të vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta, mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di çka punoni.”   (Kur’an, En-Nisa: 135)

 

   

Sipas një të përditshme saudite, një student saudit që studion në Harvard së pari  e vërejti dhe e publikoi një foto në faqen e tij në  Twitter.

    

Kam vënë re se ajeti ishte vendosur nga fakultetin juridik i Harvardit, i cili e përshkroi atë si një nga shprehjet më të mëdha për drejtësi në histori, tha Abdullah Xhumma.

   

Themeluar në vitin 1817, Harvardi është institucioni më i vjetër i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka Bibliotekën Akademike Juridike më të madhe në botë. Ndër studentët e Harvardit ishte edhe kryetari amerikan, Barack Obama dhe një mori e gazetarëve me ndikim, shkrimtarëve, mediave dhe udhëheqës të biznesit dhe madje edhe atletë profesionistë.  

   

Sipas faqes zyrtare, Fjalët e Drejtësisë të paraqitura në ekspozitë janë  një dëshmi e qëndresës së njerëzimit për drejtësi dhe dinjitet përmes ligjit. Fjalët në këto mure afirmojnë fuqinë dhe qëndrueshmërinë e idesë së drejtësisë.

   

Ka rreth dy duzina të citateve të paraqitura. Tre më dukshmit shfaqen në hyrje dhe ato janë:

    

Thënie nga Shën Augustini, nga Kur'anii Shenjtë dhe Magna Carta.   Sipas Institucionit të Drejtësisë të Harvardit këto citate ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë gjatë gjithë kohërave dhe kulturave.

    

Citatet janë zgjedhur nga një grup prej mbi 150 kontribuesve nga  Fakulteti i Drejtësisë, nga stafi dhe studentët. Bibliotekistët në Bibliotekën e Shkollës hulumtuan kontekstin historik dhe origjinalitetin e çdo citati dhe krijuan një faqe interneti për të ndarë këtë hulumtim me vizitorët. 

Burimi: CII News